Si zgjidhen deputetët europian?

Parlamenti evropian

Që nga viti 1979, deputetët e PE zgjidhen çdo pesë vjet me votim universal të drejtpërdrejtë. Traktati i Lisbonës parashikon kalimin në një procedure uniforme ku zbatohen parimet e përbashkëta te shteteve anetare për zgjedhjen e anëtarëve të parlamentit (neni 223 TFEU). Por deri më sot, është ende legjislacioni kombëtar i secilit Shtet Anëtar që përcakton procedurat e votimit, zonat elektorale, kushtet e legjitimitetit dhe rregullat per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore .

Zgjedhjet zhvillohen:

– në një zonë zgjedhore të vetme kombëtar në shumicën e vendeve;

– në kontekstin e zonave zgjedhore rajonale në Belgjikë, Itali  Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, apo ndërrajonale në Francë ;

– sipas një sistemi të përzier, në Gjermani , ku aplikantët mund të paraqiten në nivelin e një ose më shumë rajoneve (Länder), ose në nivel kombëtar.

Megjithatë rregulla të përbashkëta zbatohen kudo: parimi i përfaqësimit proporcional, votimi  universal i drejtpërdrejtë, i lirë dhe i fshehtë, e drejta e votes në 18 vjet ( 16 vjet në Austri ), barazinë midis grave dhe burrave , një votim të fshehtë. Në Belgjikë, Greqi dhe Luksemburg, votimi është i detyrueshëm.

Gjithashtu, mandati i Parlamentit Evropian nuk pajtohet me asnjë funksion tjetër në institucionet evropiane. Një Deputet nuk mund të jetë anëtar i qeverisë kombëtare ose anëtar i një parlamenti kombëtar.

Në zgjedhjet e mëparshme europiane (ato të 4 deri 7 qershor 2009), Traktati i Lisbonës nuk ishte hyrë ende në fuqi. Gjithashtu, për legjislaturën e 7 që tani përfundon, Parlamenti Evropian ishte i përbërë prej 766 anëtarë që nga hyrja në BE të Kroacisë. Parlamenti i ardhshëm është i përbërë nga 751 anëtarë, sipas Traktatit të Lisbonës. Dymbëdhjetë vende duhet të humbasin një vend, Gjermania humbet tre.

Në Francë, ligji i 11 prill 2003 ka ndryshuar mënyrën e zgjedhjeve evropiane. Ajo tani është e organizuar në tetë zona elektorale ndër-rajonale dhe jo brenda një zone elektorale të vetëm kombëtare. Vendet janë të shpërndara nëpër tetë zonat në përpjesëtim me popullsinë e tyre. Deputetët francezë zgjidhen nga lista e përfaqësimit proporcional në një raund. Prandaj, votuesit zgjedhin një listë që ata nuk mund të hiqni një emër, ose të ndryshojë rendin. Listat që marrin më pak se 5 % të votave nuk kanë të drejtë për ndarjen e mandateve.

Zgjedhja e deputetëve në Parlamentin evropian të majit 2014 janë të parat që organizohen sipas traktatit të Lisbonës. Ky kufizon në 751 numrin e antarëve të Parlamentit evropian, në vënd të 766 që ka qënë në legjislaturën 2009-2014, dmth 15 vende më pak. Gjithashtu është parashikuar një kufi minimal prej 6 deputetësh; sejcili shtet nuk mund të ketë më shumë se 96 vende. 12 vende duhet të humbasin një vend, Gjermania humbet tre vende.

Tabela e mëposhtme paraqet shpërndarjen e parashikuar të vendeve. Shifrat në kllapa tregojnë diferencën e numrit të deputetëve në raport me legjislaturën 2009-2014.

États membres

Nombre de sièges au Parlement européen

Allemagne

96 (-3)

Autriche

18 (-1)

Belgique

21 (-1)

Bulgarie

17 (-1)

Croatie

11 (-1)

Chypre

6

Danemark

13

Estonie

6

Espagne

54

Finlande

13

France

74

Grèce

21 (-1)

Hongrie

21 (-1)

Irlande

11 (-1)

Italie

73

Lettonie

8 (-1)

Lituanie

11 (-1)

Luxembourg

6

Malte

6

Pays-Bas

26

Pologne

51

Portugal

21 (-1)

République tchèque

21 (-1)

Roumanie

32 (-1)

Royaume-Uni

73

Slovaquie

13

Slovénie

8

Suède

20

Total des voix

751

 

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan