Prodhimi dhe bilanci tregtar i energjisë elektrike 2000-2013

Sipas Open Data Albania, 19 prill 2014

Open Data Albania ka hulumtuar mbi ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike, importin dhe eksportin e saj gjatë trembëdhjetë viteve të fundit, 2000-2013. Në vitin 2013 prodhimi i energjisë elektrike arriti në rreth 7 milionë MWH duke shënuar edhe vlerën më të lartë të tre viteve të fundit. Prodhimi u rrit 47% kundrejt vitit të mëparshëm, që konfirmon edhe ecurinë pozitive të këtij sektori në vend.
Energjia është prodhuar 100% nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël, ndërkohë që prodhimi nga termocentralet është mbyllur që prej vitit 2008, me mbylljen e TEC-it të Fierit dhe dështimit për të vënë në punë TEC-in e Vlorës.
Rritja e prodhimit të energjisë nga hidrocentralet vjen si pasojë e shtimit të shpejtë të operatorëve privatë që kanë në koncesion HEC-e të vogla në zona të ndryshme të vendit. Energjia, një nga sektorët më potencialë të ekonomisë kombëtare, ka tërhequr me qindra milionë euro investime në ndërtimin e hidrocentraleve në vend, nga investitorë të brendshëm dhe të huaj.  

Rritja e prodhimit të energjisë ka çuar drejt rënies importet.  Importet u reduktuan 28% kundrejt vitit të mëparshëm duke zbritur në 2.3 milionë MWH në fund të vitit 2013. Kjo është edhe vlera më e ulët që prej vitit 2010.
Eksportet nga ana tjetër kulmuan gjatë vitit 2013 në 1.4 milionë MWh, thuajse pesë fishim kundrejt vitit 2012. Duket qartë që prodhuesit vendas kanë tregtuar një pjesë të mirë të energjisë së gjeneruar jashtë, kryesisht në Rajon si Kosovë e Greqi. Energjia elektrike konsiderohet sot si një nga produktet më potenciale për eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja. 

Por me gjithë rritjen e eksporteve, bilanci tregtar si diferencë shitje e blerje e energjisë elektrike ka vijuar të mbetet negativ. Ndonëse 3.8 herë më i ulët se në vitit 2012. Në fund të 2013-ës bilanci i energjisë elektrike shënoi rreth -900 mijë MWh, , vlera më e ulët që prej vitit 2006. 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi