Borxhi për frymë në vitet 2010-2014

Borxhi publik për frymë llogaritet si raport i stokut total të borxhit ende të pashlyer në një vit të caktuar me popullsinë e regjistruar për atë vit. Në terma të thjeshtë, ai shpreh mesatarisht “sa borxh publik mbart” secili prej nesh apo “sa i takon të shlyejë” nga borxhi i marrë ndër vite nga qeveritë. Duke ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij indikatori në vitet 2010-2014, kemi grafiket sipas viteve në vijim:

Ecuria e tij ka qënë në rritje nga viti në vit, sidomos në dy vitet e fundit: 2013-n dhe parashikimin për vitin 2014, në të cilat ritmet e rritjes kanë qënë më të larta. Për vitin 2013 borxhi për frymë shënon 326 999 lekë apo 11.16% më shumë se sa në vitin 2012.

Në 2014-n pritet që kjo vlerë të arrijë në 370 224 lekë, që është 13.22% më shumë se një vit më parë apo 43 226 lekë që i shtohen borxhit për frymë që mbarte cdo banor i Shqipërisë në 2013-n. Kjo do të thotë se një familjeje mesatare prej 4 personash në vitin 2014 i është rritur borxhi me 172 904 lekë, për të arritur në nivelin 1 480 896 lekë.

Në ecurinë e borxhit për frymë ndikon në të njëjtën kohë stoku i borxhit dhe popullsia. Grafiku në vijim jep trendin e tyre, duke pasqyruar qartë se rritja e stokut të borxhit është faktori mbizotërues që shpjegon rritjen e borxhit për frymë nga viti në vit. Megjithatë, edhe tkurrja e popullsisë ka ndikuar në rritjen e borxhit për frymë, por në masë shumë më të vogël se sa rritja e stokut të borxhit.

Borxhi total për vitin 2014 është rritur me rreth 120,4 miliardë lekë krahasuar me vitin 2013, ndërsa rritja 2012-2013 ishte rreth 83,7 miliardë lekë. Përvec huamarrjes për të mbështetur buxhetin dhe projektet e huaja, këtë vit në rritjen e borxhit ka ndikuar edhe përfshirja e pagesës së detyrimeve të prapambetura për 35 miliardë lekë (sipas tabelës shoqëruese të Buxhetit të Konsoliduar), e cila do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve në sektorin e infrastrukturës dhe detyrimet tatimore.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan