Rama-Fyle: Shqipëria në udhën drejt BE-së. Konfrontimi nuk ndihmon

Tiranë, 6 mars 2014

Komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle, zhvilloi sot një vizitë në Shqipëri dhe takimin e parë në 08:30 me kryeministrin Edi Rama, takim i cili zgjati rreth 50 minuta. Më pas, zyrtari i lartë i Brukselit iu drejtua zyrës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Gjatë takimit, Ministri Bushati i paraqiti Komisionerit Füle, progresin e reformave në vend, kryesisht në administratën publike, në gjyqësor, në politikën kundër korrupsionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Ndërsa ka garantuar për impenjimin e qeverisë dhe të administratës për të vijuar me të njëjtin ritëm në rrugën e reformave dhe të integrimit, duke përfshirë në këto procese edhe opozitën dhe shoqërinë civile, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.

Komisioneri Füle vlerësoi ecurinë e deritanishme në rrugën e reformave të cilën e konsideroi mbresëlënëse, si dhe planet për veprim të mëtejshëm të cilat i cilësoi si ambicioze dhe të realizueshme. Ndërsa nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë faktorëve në këtë proces, sidomos të shoqërisë civile, për të  siguruar qëndrueshmërinë e reformave.

Sipas Komisionerit Füle, marrja e statusit të vendit kandidat do të jetë një sinjal pozitiv jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, ndaj të cilit vëmendja e Komisionit dhe e BE-së nuk është shkëputur, bën me dije njoftimi për shtyp.

Takimet e komisionerit Fyle patën në fokus 5 rekomandimet për anëtarësimin në BE.

Pas takimit me kryeministrin shqiptar, zoti Fyle shkroi në Twitter se me Ramën diskutuan rëndësinë e gjithëpërfshirjes në adresimin e qëndrueshmërisë së reformave lidhur me BE-në.

Në orën 10:45 nisi tryeza e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE. Zoti Fyle shkroi në Twitter: “Në Dialogun e Nivelit të Lartë në Shqipëri: Mora Udhërrëfyesin për 5 prioritetet kyçe dhe Raportin për përparimin e kohëve të fundit”.

Mbahet tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë

Fyle merr pjesë në Dialogun e Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të ketë përfaqësues edhe të opozitës, i cili u mbajt në ambientet e hotel ‘Sheraton’, pa praninë e mediave.

Takimi Fyle-Rama

Fyle dhe Rama, konferencë të përbashkët për shtyp

13:45 Në një konferencë të përbashkët për shtyp kryeministri Rama falenderoi komisionerin Fyle për mbështetjen që i ka dhënë vendit në rrugën drejt BE-së: “Rruga drejt BE-së…të fitojmë kohën e humbur’. Rama u shpreh se mosmarrja e statusit të vendit kandidat në Dhjetor nuk ndikoi negativisht, por përkundrazi.

Rama e quajti dialogun e dytë të nivelit të lartë si një tryezë që mblodhi palët dhe mbipalët. Rama shprehur edhe një falendërim të veçantë për pjesëmarrjen e opozites nëpërmjet deputetes Majlinda Bregu.

“Në rrugën e kryeqëllimit tonë, integrimit evropian, pesë prioritet ne i konsiderojmë 5 shtysa të forta. Dua të siguroj qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë europianë, se vendimi i Brukselit në dhjetor, nuk ka ndikuar negativisht, përkundrazi, na bën më të vendosur drejt rrugëtimit tonë evropian”,- tha kryeministri.

“Dua të siguroj se gjithë partnerët tanë, se ne jemi të vendosur se pakënaqësia që nuk e fshehëm për mosmarrjen e statusit në Dhjetor nuk ka ndikuar negativisht, përkundrazi ka ndikuar pozitivisht që ne të vazhdojmë përpara për ta konsoliduar atë rezultat inkurajues që qeveria arriti në pak muaj dhe bëri të mundur që ato prioritetet të arrihen dhe që ne ia kemi vënë si qëllim vetes”,- tha Rama.

Fyle tha se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit në BE.  Ai apeloi për bashkëpunim mes palëve për të treguar frymë kompromisi dhe gjithëpërfshirje. Fyle tha se vendimi u takon vendeve anëtare, por ai këshilloi Shqipërinë të përmbushë sfidat.

“Nëse Shqipëria vijon me hapat e ndërmarra deri më tani, jeni në rrugë të mbarë për marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor”,- ishte mesazhi i Fyles për Shqipërinë.

“Unë besoj fuqimisht, se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Dhe mbetem tepër i bindur për kapacitetet e Shqipërisë për t’i trajtuar këto sfida që kanë të bëjnë me BE-në…do vazhdojmë t’ju mbështesim të ecim përpara”,- tha Fyle.

“Kemi ardhur në Tiranë për dialogun e nivelit të lartë dhe kjo konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë për të punuar së bashku për integrimin. Reagimi ynë për përpjekjet tuaja të mëtejshme është për më tepër angazhim. Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit dhe kulturën e bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes në Parlament, por edhe jashtë tij sepse ndihmon për integrimin. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Ashtu si jam i bindur si qeveria dhe opozita mbeten të angazhuara për integrimin dhe dua ti bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithëpërshirje për t`u bërë ballë sfidave për integrimin e vendit në BE”,- tha Fyle.

Fyle nënvizoi se është në dorën e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha ato reforma që kërkohen për integrimin.

“Tashmë është në dorë të Shqipëri që të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë të gjitha ato sfida që kërkohen si shteti i së drejtës, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformës në gjyqësor. Por brenda këtyre prioriteteve kemi folur edhe për reformën në administratën publike”,- tha Fyle.

Halimi dhe Ristani ‘denoncojnë’ qeverinë tek Fyle

Partia Demokratike në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ka denoncuar atë që e cilësojnë shpërsim të klimës politike dhe spastrim të administratës publike.

“Ashpërsim i klimës politike me agresivitete ndaj opozitës dhe agresivitet ndaj adminsitratës publike, ndaj pronave të ligjshme të qyttarëve, por po kështu dhe ndaj institucioneve të pavarura”,- tha deputeti Eduart Halimi.

“U shkatërrua administrata, 5 000 vetë u hodhën në rrugë. U shkatërrua kushti i BE-së. Opozita u injorua, u la pa rrugëdalje. U shkatërruan pronat e ligjshme me tritol në mënyrë antikushtetutes”,- tha Halimi më tje.

“Ndryshimet në polici shkaktuan trafik të drogës. Në zgjedhje kanë qenë administrator të PS-së…Kreu i policisë lidhje krahinore me ministrin”,- tha deputeti i PD-së, Arben Ristani.

Vizita e Fyles ishte parashikuar të zhvillohej më 13 shkurt, por ajo u anulua sepse ai mori pjesë në disa takime në Ukrainë, për shkak të tensioneve në atë kohë në Kiev. Takimi i tretë i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri është njoftuar nga Rama dhe Fyle se do të mbahet në muajin qershor, por datat nuk janë përcaktuar ende, nëse do të jetë para apo pas njoftimit nëse vendit do t’i jepet ose jo statusi i vendit kandidat në union.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi