BE: Shtyrje në vend të vendimeve

Nga DW, 21 dhjetor 2013

BE-ja do që t’i shtyjë deri pas zgjedhjeve evropiane 2014 reformat urgjente. Shtyrja e reformave është gabim, mendon Bernd Riegert.

Ndonjëherë të ndihmon një shikim në arkiva për të rifreskuar pak kujtesën evropiane. Gjysmë viti më parë samiti i BE-së vendosi ekzaktësisht të njëjtën gjë si sot: shtyrjen e reformave të nevojshme. Këtë herë u shtynë deri në tetor 2014 koordinimi më i mirë i politikave ekonomike dhe vendime të detyrueshme. Argumenti i kancelarit austriak Verner Fajman: gjërat ende nuk janë pjekur. Pra pse të merren vendime të pakuptimta që askush nuk i kuptonë, më mirë po i shtyjmë. Që në qershor 2012, dmth. para një viti e gjysmë, të katër presidentët ai i Komisionit Evropian, i Këshillit Evropian, i Parlamentit Evropian dhe i Bankës Qendrore Evropiane paraqitën një plan kohor për bashkimin ekonomik dhe monetar. Nga ky revolucion që parashikohej mbeti vetëm Bashkimi Bankar. Edhe atij do t’i duhen vite që të ketë efekt të plotë .

Askush nuk flet më për reforma

Tani asnjë nga kryetarët e shteteve dhe qeverive nuk do të dijë më për zellin e dikurshëm për reforma. Kancelarja e sapo rizgjedhur mbledh supet dhe pëshpërit se është ende e nevojshme shumë punë bindëse. Vetëm një ditë para samitit ajo deklaroi para Bundestagut se do të ketë angazhime të detyrueshme që duhet t’i zbatojnë shtetet e Evropës për reformat ekonomike. Nga kjo tani nuk duket gjë dhe mund të thuhet se gjithashtu se zelli i Merkelit për reforma në Bashkimin Evropian është shuar. Edhe oferta e saj që për reforma të guximshme dhe masa kursimi duhet të ofrohen shpërblime nga një fond i ri nuk tërheq më askënd. Jo vetëm vende në krizës por edhe shtetet e shëndetshme në veri të BE-së e refuzojnë atë. Trupa e lodhur nuk do të grindet përsëri në lidhje me paratë, sepse bonuset për reformat duhet t’i financojnë kontribuesit e zakonshëm neto. Pra u dëgjuam shumë llafe, të shoqëruara nga kërkesat e fshehura britanike që ky vend dëshiron t’i rimarrë sërish në dorën e vet kompetencat që i ka Brukseli .

Qetësi para zgjedhjeve

Po pse takimit të BE i doli kaq shpejt fryma? Kancelarja Merkel e kuptoi qartë dhe e pranoi me një gjysme fjalie edhe në një nga konferencë për shtyp se tregjet financiare vendosin ritmin. Meqë tregjet ka disa muaj që janë në heshtje dhe nuk planifikohet asnjë sulm i dukshëm ndaj vendeve në krizë në zonën e euros, angazhimi për të reformuar BE-në papritmas është paralizuar.

Eekspertët paralajmërojnë se kriza e borxhit financiar në asnjë mënyrë nuk është zgjidhur, por është vetëm disi nën kontroll, dhe në çdo kohë mund të shpërthejë përsëri. Por kjo duket se nuk i shqetëson liderët evropianë. Ata dëshirojnë që të kalojnë një herë pa probleme muajt e ardhshëm, në mënyrë që zgjedhjet për Parlamentin Evropian të jenë sa më pak të jetë e mundur spektakolare. Pas kësaj do të krijohet një Komisioni i ri Evropian. Vendet ekonomikisht të dobëta si Greqia dhe Italia do të kryesojë BE-në gjatë vitit 2014. Askush nuk do vërtetë që të merret me reforma të dhimbshme dhe të argumentojë seriozisht me votuesit për shpërndarjen e re të kompetencave në mes të shteteve anëtare dhe BE-së.

Projekti Evropian mbetet në rrugë

Por qetësia përpara Krishtlindjeve të mashtron, sepse kur të zhvillohen në maj 2014 zgjedhjet për Evropën votuesit do të shikojnë se krerët e shteteve dhe të qeverive nuk kanë një koncept të përbashkët për të ardhmen e Evropës. Për momentin motoja është shtyje ta shtyjmë. Por sinjali i parë paralajmërues erdhi nga Standard and Poor’s që e uli kredibilitetin e BE-së në lidhje me marrjen e kredive.

Kriza financiare dhe ajo e borxheve duhen parë si një mundësi për t’i hyrë një politike më të mirë ekonomike dhe financiare për eurozonën. Shumë qasje të mira për konsolidim dhe kontroll më të rreptë buxhetor kanë mbetur në mes të rrugës. Ende mungon një qasje e besueshme për një politikë të përbashkët shoqërore apo për politikën e taksave. Pa përgjigje të fuqishme mbetet edhe problemi i papunësisë tepër të lartë në shumë pjesë të Evropës. Nëse krerët e shteteve dhe të qeverive do të vazhdojnë me qëndrim në vend numëro dhe duke bllokuar njëri-tjetrin, ata nuk duhet të habiten që entuziazmi për projektin evropian dhe Evropën në radhët e elektoratit do të mbetet i pakët. Pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane në maj do ta pasqyrojë këtë. Në disa nga vendet në krizë, zgjedhjet evropiane mund të jenë një qortim për qeveritë kombëtare. Në Francë ka rrezik të ketë një fitore masive në të të djathtëve drejt “Frontit Kombëtar “. Samiti i BE-së e demaskoi Bashkim Evropian si ” Bashkim Deklaratash Paralajmëruese” por ai që duhet është një Bashkim veprues Reformash.”

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan