Auditi i Deloitte, Cani: 24.6 mld lekë, borxhi ndaj biznesit. Presim marrjen e huasë për shlyerjen

4 dhjetor 2013

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar sot se në përfundim të auditit të kompanisë “Deliotte” ka rezultuar se borxhi i shtetit ndaj biznesit është 24.6 miliardë lekë.

Ne nje konference per shtyp, Cani ka theksuar se kjo shifer eshte papergjegjshmeria e qeverise qe mori 1 milione shuplakat. Cani ka thene se kjo shifër ka në pjesën e vet, sektorë të ndryshëm të ekonomisë por pjesën dërrmuese e ka infrastruktura që zë 65% të shumës, pastaj shëndetësia, arsimi etj.

“MF prioritet te saj kishte identifikimin e borxhit të vjetër që buxheti ka ndaj biznesit vendas e të huaj.  Shumë na mirëkuptuan, kishte të tjerë që na penguan, pasi deshën të mos i hapen petët byrekut. Opozita t’i hapë mirë veshët dhe të dëgjojë atë që rezulton sot nga borxhi që ish qeveritarët e djeshëm kanë krijuar vetëm ndaj biznesit. Në procesin e auditimit Deloitte ka pasur mbështetjen e MF dhe të tjerave të linjës pasi inventari kishte nevojë të identifikohej deri në detaje. 15 bizneset që ishin më kryesoret dhe kishin pjesën te 78.2% të atij borxhi që rezultonte nga qeveria. U kërkua informacion mbi kopjet e kontratave që lidheshin me këtë borxh dhe të dhënat e publikuara në website e kërkuara nga bizneset”- tha Cani.

I pyetur per shlyerjen e borxhit, Cani ka deklaruar se ka nje sere procedurash deri ne fazen e dyte qe eshte shlyerja e borxhit e vjen pas verifikimit. “Shlyerja nuk do te behet nga paratë e buxhetit, por me hua. Jemi në fazën e negocimeve, synimi ynë është ta marrim njëherësh dhe të shlyejmë sa më shpejt që të jetë e mundur”- tha ai.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi