Kriza e skemës së pensioneve

Sipas Top Channel, 16 nëntor

Skema e sigurimeve prej vitesh është shndërruar në një barrë të rëndë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2013 Qeveria do devijojë mbi 690 milionë dollarë nga taksat për të mbajtur në këmbë skemën e pensioneve, por edhe financimin e kujdësit shëndetësor. 

Shifra është sa rreth 5.5 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe e vetme ajo është shkaktare e mbi 80 për qind të deficitit total të buxhetit ose borxhit që merr Qeveria. Një tregues gati alarmant, i cili ka disa arsye.

Por më kryesorja ndoshta është ajo që lidhet me numrin të ulët të atyre që paguajnë sigurimet. Sipas Bankës Botërore në vitin 2010, vetëm 1 në 5 shqiptarë ishte kontribues në skemën e sigurimeve. Ky është një nga treguesit më negativ në gjithë europën dhe azinë qëndrore duke e bërë skemën të paqëndrueshme.

Qeveria thotë se papunësia në Shqipëri është rreth 13 për qind. Por, pjesa më e madhe e atyre që figurojnë si të punësuar në shifrat zyrtare, nuk janë pagues të rregullt të kontributeve, siç është rasti i fermerëve. Veç kësaj, një tjetër arsye që tkurr bazën e kontribuesve është edhe informaliteti i lartë në tregun e punës.

Prej vitesh skema e sigurimeve vazhdon të thellojë borxhin. Përpjekjet e Qeverive për reformimin e saj kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit politik. Por, tani që financat publike janë në krizë, reforma e pensioneve është shndërruar në domosdoshmëri. Pak javë më parë, ministri i Financave e la të hapur mundësinë e rritjes së moshës së pensionit, për të lehtësuar sadopak shpenzimet e skemës. Por ashtu siç tregojnë edhe shifrat më shumë se tek shpenzimet, problemi i skemës së sigurimeve qëndron në kahun tjetër, atë të të ardhurave.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan