Organizata e Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OCDE)

 

Organizata e Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik (në anglisht OECD – Organisation for Economic Co-operation and Development) është një organizatë ndërkombëtare e studimeve ekonomike, vendet anëtare të së cilës, shumica e vendeve të zhvilluara, kanë të përbashkët një sistem të qeverisjes demokratike dhe një ekonomi të tregut. Ajo luan kryesisht një rol të asamblesë konsultative. OCDE ka zëvëndësuar Organizatën europiane të bashkëpunimit ekonomik (OECE), që rezultoi prej Planit Marshall dhe Konferencës së të Gjashtëve dhe që ka ekzistuar prej 1948 deri 1960. Qëllimi i saj ishte vendosja e një organizate të përhershme të ngarkuar me vënien në zbatim të programit të rimëkëmbjes të përbashkët (Plani Marshall) dhe, në veçanti, të një mbikqyrësi të rishpërndarjes.

Në 2010 OCDE kishte 34 vende anëtare, përfshin disa qindra ekspertë në qëndrat e saj të kërkimit (selia është në Chateau de la Muette) dhe publikon periodikisht studime ekonomike – analiza, parashikime dhe rekomandime të politikës ekonomike – dhe statistika, kryesisht që kanë të bëjnë me vendet anëtare.

Më 14 dhjetor 1960 njëzet vende kanë firmosur Konventën e Organizatës së kooperimit dhe të zhvillimit ekonomik. Qysh atëhere, 14 vende të tjera kanë adheruar në OCDE, duke përfshirë kështu pothuaj të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike të botës. Bashkësia e formuar prej këtyre vendeve përfaqëson tani 80 % e PNB botërore.

Struktura e brëndëshme e OCDE ndahet në 12 degë ku punojnë rreth 2500 persona. Fushat e studimit janë ndarë në gjashtë tema të mëdha:

–       Ekonomia,

–       Shoqëria (Migrimet, Edukimi, Punësimi, etj)

–       Qeverisja (Lufta kundër korrupsionit, Menaxhimi publik, etj),

–       Financat publike (Fiskaliteti, pensionet, etj),

–       Inovacioni (Bioteknologjia, Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit, etj),

–       Qëndrueshmëria (Zhvillimi i qëndrueshëm, Energjia, Mjedisi, etj),

Si një klub i vendeve të pasura dhe një instrument në shërbim të liberalizmit, OCDE inkurajon shkëmbimin e lirë, konkurrencën, burimet e inovacionit dhe rritjen e produktivitetit. Për të luftuar kundër papunësisë OCDE rekomandon sidomos derregullimin e tregut të punës. Konceptimi pragmatik i OCDE në këshillimin e politikave ekonomike që, sipas pikpamjes së saj, kanë dhënë rezultatet më të mira në vendet anëtare, i përqaset argumenteve të liberalizmit ekonomik dhe është shpesh në kundërshti me disa parime keyneziane.

Për të realizuar studimet e veta ekonomike OCDE mbështetet në bazën e të dhënave ekonomike, një nga më të pasurat në botë. OCDE përbën një zyrë studimesh të vendeve të industrializuara, që mbështet doktrinën neoliberale, gjykon politikat e vendeve anëtare dhe propozon marrëveshje të orjentuara drejt venitjes së pushteteve publike dhe një autonomie të aktorëve privat.

OCDE dallohet prej organizatave, si OKB, sepse, në kundërshtim me këtë të fundit, kjo nuk është një organizatë demokratike dhe universale. Ndërsa OKB grumbullon praktikisht të gjitha vendet e botës, OCDE llogarit veçse 34 vende, më të pasurat dhe më të industrializuarat. Ndërsa e para është bazuar mbi vlerat universale të të drejtave të njëriut, OCDE reklamon vlerat e liberalizmit, politik dhe ekonomik.

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi