Reforma territoriale, Rama: Dialog, defragmentim, fuqizim decentralizimit. Opozita nuk merr pjesë

17 tetor 2013

Qeveria shqiptare do të nisë punën për zhvillimin dhe zbatimin e një prej reformave më të rëndësishme, për të cilat është angazhuar, me mbajtjen sot të Konferencës Kombëtare “Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri”, një aktivitet i bashkëorganizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Reforma administrativo-territoriale do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila do të rrisë efikasitetin e njësive vendore përmes mirëqeverisjes, rritjes së efiçencës në menaxhimin e burimeve të këtyre njësive, menaxhimin e kapaciteteve, përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, si dhe fuqizimin e qytetarëve dhe komuniteteve.
Reforma do të jetë një gur themeli për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultat i reformës do të jetë kalimi i Shqipërisë nga fragmentarizimi në decentralizim.
Sipas Ramës qeveritë e trazicionit kanë dështuar në sfidën e administrimit të teritorit. “Disa më pak dhe disa më shumë qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e administrimit të territorit. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike dhe dëmtohet potenciali i zhvillimit të këtyre hapësirave. Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e pa pranueshme në kushtet e Shqiperisë që administrata e komunave tu kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e paralizuar në lidhje me këto komunitete,” u shpreh Rama.
Kryeministri Rama theksoi se realizimi i kësaj reforme do ti japë fund një rrënimi që po vazhdon prej 20-vitesh.
“Decentralizimi duhet të jetë një proces që e afron qeverisjen me qytetarin. Kjo nuk mund të ndodh në kushtet e një decentralizimit që është fragmentarizim dhe sjell copëzim deri në paralizë dhe jo efiçiencë të buxhetit. Territori është ekonomi dhe zhvillim. Është trupi i një shteti. Ndaj në menaxhimin e territorit rolin qëndror e ka lidershipi pavarësisht nëse flitet për diktaturë apo demokraci. Lidershipi për të mbajtur aktorë heterogjenë në një bashkëjetese,” tha Rama.
Ai tha se problemet me menaxhimin e territorit nuk janë veçori unikale të Shqiperisë. Me to janë përballur edhe e vende të BE-së dhe rajonit. Kryeministri Rama theksoi se Reforma Administrative Territoriale është prioritet i qeverisë që ai drejton.
“Reforma Administrative Territoriale është prioritet i yni dhe ne do e çojmë para duke u bazuar në tre pika kyçe .
1. Dialog me të gjithë aktorët. Është një proces që duhet dhe do bëjmë çmos të jetë gjithë përfshirës dhe ta mbështesim në një dialog shumë të hapur në një frymë konsesuale me gjithë forcat politike, njësitë vendore, grupet e interesit etj.
2. Kompleksitet në qasje por me një synim të përbashkët, shtresëzim në ndarjen territoriale. Nuk është reforma e një shumice qeverisëse po është reformë ku të gjitha forcat të marin pjesë dhe të thonë fjalën e tyre.
3. Fuqizimi i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore në funksion të fuqizimit tërësor të vendi.”- Sqaroi Rama.
Së fundi ai tha se reforma në vetvete nuk është një reformë që e frenon por që e çliron decentralizimin. “Kjo do të bëj që shqipëria të kalojë nga fragmentarizimi në decentralizim.”-tha Rama.

Ndërsa dështoi për ta ulur në një tryezë bisedimesh për çështjen e Aktit Normativ, qeveria ka ftuar sërish kreun e opozitës Lulëzim Basha, por kësaj here në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës, që të ulet në një tjetër tryezë bashkëpunimi, atë të reformës administrative. Ftesa i është çuar nga ministri i Pushtetit Vendor, Bledar Çuçi, për të marrë pjesë në tryezën e sotme mbi reformën administrative që do të zhvillohet në “Sheraton” dhe ku natyrisht do të jetë prezent dhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Basha është parashikuar që edhe të flasë në këtë takim, duke u bërë pjesë e diskutantëve në panelin e dytë, së bashku me Bashkim Finon, Ben Blushin dhe Dashamir Shehin. Por siç bëhet e ditur edhe në programin e shpërndarë nga organizatorët, pjesëmarrja e Bashës në këtë konferencë mbetej për t’u konfirmuar. Konferenca zhvillohet nga qeveria shqiptare, e cila ka vendosur të nisë punën për zhvillimin dhe zbatimin e një prej reformave më të rëndësishme për të cilat është angazhuar, atë administrativo-territoriale. Aktiviteti bashkëorganizohet nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Reforma administrativo-territoriale do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila do të rrisë efikasitetin e njësive vendore përmes mirëqeverisjes, rritjes së eficencës në menaxhimin e burimeve të këtyre njësive, menaxhimin e kapaciteteve, përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, si dhe fuqizimin e këtyre të fundit dhe komuniteteve. Reforma do të jetë një gur themeli për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi