Shpenzimet e shtetit për arsimin më të ultat në rajon

Top Channel, 16 shtator 2013

Në vitin 1989 regjimi komunist shpenzonte 4 për qind të Prodhimit Kombëtar për arsimin. Ndonëse e varfër dhe e rrënuar ekonomikisht Shqipëria e asaj kohe i kushtonte arsimit të njëjtën rëndësi si ekonomitë e pasura të perëndimit. 

Por që pas rënies së sistemit sektori ka qenë qenë gjithmonë i nënfinancuar dhe shpenzimet publike për të nuk u rikthyen asnjëherë në nivelet para viteve 90. Në vitin 2005, pas tetë vitesh në pushtet qeveria socialiste financonte për arsimin sipas Bankës Botërore 3.1 për qind të Prodhimit Kombëtar.

Demokratët që në atë kohë erdhën në qeveri premtuan ta çonin shifrën në mbi 5 për qind për ta rikthyer sërish sektorin në prioritet. Por premtimi nuk u mbajt asnjëherë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vitin e kaluar shpenzimet për arsimin ishin sa 3.27 për qind e Prodhimit Kombëtar duke qenë vendi i parafundit në rajon.

Raportet e insitutcioneve ndërkombëtare e nxjerrin Shqipërinë si vendin me nevojat më të larta për financime në arsim. Në vitin 2008, testet e Pizës provuan se mbi 57 për qind e të rinjve shqiptar deri në 15 vjec ishin analfabetë fuknsional. Të rinj që njohin shkronjat, por nuk kuptojnë apo zbatojnë atë që shkruhet. Vetëm tre vende kanë një rekord më të keq se ky: Kazakistani, Azebajxhani dhe Kirgistani.

Shifrat tregojnë se arsimi në Shqipëri ka qenë i keqfinancuar për gati dy dekada. Rreziku që të mbetet i tillë është i lartë. Kriza i ka tkurrur burimet financiare të buxhetit, ndërsa shpenzimet për disa zëra që lidhen me mbrojtjen sociale dhe interesat e borxhit rriten nga viti në vit duke lënë gjithmonë e më pak hapsirë për mbështetjen e sektorëve të tjerë. Arsimi konsiderohet prioritet kudo në botë. Ekonomistët thonë se së bashku me shëndetësinë këta dy sektorë janë përcaktues në zhvillimin ekonomik të një vendi dhe rritjen e mirëqënies për qytetarët.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi