Kontrata e Re Sociale

Nga Kemal Dervish,ish-ministër i Çështjeve Ekonomike i Turqisë dhe ish-administrator i UNDP. Aktualisht është nënpresident i Brookings Institution

Në të gjithë botën sot, papunësia konstante, mospërputhjet e aftësive, dhe kornizat ligjore të daljes në pension janë bërë konsideratat kryesore për politikat fiskale-dhe për debatet politike, shpesh të ashpra, që i rrethojnë ato. Vendet e zhvilluara po përballen me një problem imediat të ‘plakjes’, por shumica e vendeve në zhvillim janë gjithashtu në mes të një tranzicioni demografik që do të rezultojë në një strukturë moshore të ngjashme me atë të ekonomive të zhvilluara-kjo është një piramidë e përmbysur-në vetëm dy ose tri dekada. Në fakt, Kina do të arrijë aty shumë më shpejt.

Probleme të shumta ndikojnë mbi punënimin. Kërkesa e dobët pas krizave financiare globale, që filluan në vitin 2008, mbetet një faktor kyç në Europë, Amerikë dhe Japoni. Por, probleme strukturore aftagjata po i mbajnë tregjet e punës nën trusni gjitashhtu.

Çka është më e rëndësishme, globalizmi rezulton në një ndërrim të vazhdueshëm të avantazheve të krahasuara, duke krijuar probleme serioze përshtatjeje, teksa vendet e punës e krijuara nga aktivitetet e reja, jo domosdoshmërisht, barabiten me vendet e punës të humbura nga të vjetrat. Në çdo, rast shumica e punëve të reja kërkojnë aftësi të reja, që do të thotë se punëtorët që humbin punën në industritë e vdekura kanë pak shpresa për të gjetur punë tjetër.

Për më shumë, progresi teknologjik po bëhet gjithnjë e më ‘punë-shkurtues’, teksa kompjuterat dhe robotët që zëvendësojnë njerëzit, duke filluar nga supermarketet e deri te fabrikat e prodhimit të makinave. Duke marrë parasysh panoramën e luhatshme makroekonomike, shumë firma janë ngurruese për të punësuar të rinj, që çon në papunësi të lartë ndërmjet të rinjve në mbarë botën.

Në të njëjtën kohë, plakja-dhe kostot shoqëruese të shëndetësisë për të moshuarit-përbën sfidën kryesore fiskale në shoqëritë në maturim. Aty nga mesi i këtij shekulli, jetëgjatësia në moshën 60 vjeçare do të jetë rritur me rreth 10 vjet krahasuar me periudhën e pas Luftës II Botërore kur edhe u vendos për moshën e pensionit.

Ndryshime të vogla për kornizat aktuale ka pak gjasa të jenë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur forcave teknologjike, pakësuar tensionet sociale dhe panikun e të rinjve, apo për të reaguar ndaj barrës fiskale. Një rivlerësim radikal i punës, formimit të aftësive, pensionit, dhe kohës së lirë është i nevojshëm, me disa parime që formojnë bazën e çdo reforme gjithëpërfshirëse.

Si hap i parë, formimi dhe zhvillimi i aftësive duhet të bëhet një proces që vazhdon gjithë jetën, duke filluar që nga shkollimi formal, por që vazhdon përgjatë trajnimeve gjatë punës dhe intervaleve të arsimimit me kohë të plotë në pika të ndryshme në jetë. Programe speciale për të rinjtë duhen bërë pjesë normale e mbështetjes publike për punësimin dhe formimin e karrierës, me përjashtime nga kontributet për sigurime shoqërore për vitin e parë ose të dytë të punës.

Një parim i dytë është se pensioni duhet të jetë një proces gradual. Njerëzit mund të punojnë një mesatare prej 1800-2000 orësh në vit derikur të mbërrijnë të 50-tat, të zbresin në 1300-1500 orë në fillim të viteve të 60-ta, dhe të lëvizin drejt 500-1000 orëve teksa i afrohen 70-ës. Një infermiere, një anëtar ekuipazhi i një linje ajrore, apo një mësues i një shkolle të ciklit të ulët, për shembull, mund të punojë pesë ditë në javë deri në fund të të 50-ave, katër ditë deri në moshën 62 vjeçare, tri ditë deri në moshën 65 vjeçare, dhe ndoshta dy ditë derikur kap 70.

Punëdhënësit dhe punëmarrësit duhet të negociojnë një elasticitet të tillë, por duhet ta bëjnë këtë me incentiva dhe mbështetje financiare nga qeveria-për shembull lëshime në sigurimet shoqërore dhe taksat nga të ardhurat. Pushimet e paguara mund të jenë 3-4 javë deri në moshën 45 vjeç, duke u rritur gradualisht në 7-8 javë në fund të viteve të 60-ta. Lejet mëmësore dhe atësore duhet të rriten aty ku janë të ulëta, si për shembull në Shtetet e Bashkuara.

Politikat publike duhet gjithashtu të inkurajojnë një kapacitet më të madh për zgjedhjet individuale. Për shembull, çdo dhjetë vjet, një punëtor duhet të jetë në gjendje të përfshihet për një vit në një proces mësimi formal, me një të tretën e kostove të paguara nga punëdhënësi, një të tretën nga fondet publike dhe një të tretën nga kursimet personale (këto përpjestime mund të variojnë sipas nivelit të të ardhurave).

Objektivi i përgjithshëm duhet të jetë një shoqëri në të cilën, në lejoftë shëndeti, qytetarët punojnë dhe paguajnë taksa deri kur i afrohen të 70-ave, por me më pak intensitet me afrimin e plakjes, dhe në një mënyrë elastike që merr parasysh rrethanat individuale. Në fakt, pensioni gradual dhe fleksibël në shumë raste do të jepte benefite, jo vetëm për punëdhënsit, por edhe qeveritë, por gjithashtu vetë punëtorët, sepse përfshirja e vazhdueshme në punë është shpesh një burim kënaqësie personale, dhe ndërverprimi emocionalisht pasurues shoqëror.

Duke përdorur Gallup World Poll, kolegët e mi të Brookings Institution në Washington, DC, Carol Graham dhe Milena Nikolova, kanë zbuluar se më të lumturit janë ata që punojnë part-time vullnetarisht. Në këmbim për jetë më të gjatë në punë, qytetarët do të kenë më shumë kohë për pushime dhe trajnim përgjatë gjithë jetës, me efekte pozitive në prodhimtari dhe kënaqësi jete.

Kontrata e re sociale për gjysmën e parë të shekullit 21 duhet të jetë e tillë që të ndërthurë realizmin fiskal, hapësirë të mjaftueshme për parapëlqimet individuale dhe solidarite të fortë social dhe mbrojtje kundër tronditjeve që vijnë nga rrethana personale apo një ekonomi e paqëndrueshme. Shumë vende po hedhin hapa në këtë drejtim. Por, me shumë drojë. Na duhet një ripërcaktim gjithpërfshirës dhe revolucionar i arsimimit, punës, pensionit, dhe kohës së lirë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi