10 rekomandime kyç mbi Shërbimin e Jashtëm të BE-së

Përmbledhje e 10 rekomandimeve

Në një kontekst ndërvarësie globale, Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë një qasje strategjike të re për tu adaptuar dhe përfituar nga ndryshimet tektonike që po ndodhin në botë. Për të parandaluar efektet negative të krizës ekonomike dhe financiare mbi influencën e BE-së në terrenin ndërkombetar, si dhe për të parandaluar anashkalimin progresiv të Evropianëve në skenën botërore, BE duhet të adoptojë një strategji të jashtëme më të integruar. Vijojnë 10 rekomandime që synojnë mbajtjen dhe forcimin e rolit të BE-së në botë.

1. Përmirësimi i ndërvarësisë së politikave të brëndëshme dhe të jashtëme të BE-së

Avantazhet e Tregut Unik – si platformë për promovimin e interesave të përbashkëta Evropiane jashtë BE-së – kufizohen nga zhvillimi i ngadalshëm i dimensionit të jashtëm të politikave të brendëshme të BE. Për më tepër, copëzimi i politikave të jashtëme dhe kufizimi i detyrave mes Komisionit Evropian (KE) dhe Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm (SEAJ) pengon zhvillimin e një qasjeje politike më solide, gjë që është kusht për zhvillimin e një strategjie githëpërfshirëse me vështrim në të ardhmen.

Për ti dhënë rëndësinë e duhur dimensionit të jashtëm të politikave të brendëshme në fusha ku Vendet Anëtare ndajnë të njëjtat interesa strategjike me BE, si dhe për të përmirësuar ndërthurjen e politikave moderne të jashtëme me diplomacinë tradicionale evropiane, një kooperim më aktiv duhet të vendoset mes KE dhe SEAJ, i mbështetur në akset e mëposhtëme:

  • Caktimin në Komisionin e ri në 2014 të një Komisari për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, që në të njëjtën kohë është dhe Zëvëndës i Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtëme dhe Politikat e Sigurisë.
  • Krijimin e grupeve të punës të përherëshme për të mundësuar bashkimin e përvojave, të instrumenteve dhe të burimeve të KE dhe SEAJ në fusha të veçanta, si psh në levizjen e personave.

2. Trajtimin e fragmentimit mes qeverisjes ekonomike të BE dhe përfaqësimit të saj në politikën e jashtme

Në këndvështrimin ekonomik, Shtetet Anëtare llogarisin të kompensojnë mungesën e kërkesës ekonomike brënda BE-së, me diplomaci kombëtare pro-aktive duke promovuar startegjitë “gjeo-ekonomike” të vendeve në zhvillim. Por kjo nuk mjafton për të fuqizuar kompetitivitetin ekonomik të BE-së. BE duhet ti jap prioritet:

  • ndërthurjes gjithnjë e më të ngushtë të tregjeve të vendeve anëtare në një treg të vetëm, veçanërisht për atë të shërbimeve. Performanca ekonomike e BE-së kërkon forcimin e zërit të saj në çështjet makro-ekonomike dhe financiare. Këtu dy inisiativa janë me interes të veçantë:
  • përfaqësimi me një zë të vetëm të Zonës Euro në Fondin Monetar Ndërkombetar;
  • funksionimi i Autoriteteve Evropiane të Mbikqyrjes si platformë institucionale që koordinon dhe mbron interesat evropiane në negociatat globale mbi kontekstn regullator financiar botëror.

3. Angazhim me shtete aktorë globalë tradicional dhe të rinj – veçanërisht me Kinën

Në botën e sotme multi-polare, bashkëpunimi strategjik mes BE dhe SHBA është i nevojshëm për të krijuar një kuadër veprimi që promovon përdorimin e vlerave perëndimore në qeverisjen ekonomike globale, dhe që trajton problemet gjithnjë e më të shpeshta që rrjedhin nga kapitalizmi shtetëror.

Përballë fuqive ekonomike të reja dhe veçanërisht Kinës, BE nuk do të ketë forcën e nevojshme për të imponuar pikëvështrimin e saj nqs marrdhëniet vazhdojnë të kanalizohen përmes Vendeve Anëtare.

Ndër inisiativat e reja që synojnë zhvillimin e marrdhënieve me përfitim të dyanshëm, përmëndim:

  • Transparencë mbi borxhet sovrane të shteteve të BE të blera nga Kina.
  • Krijimi i një sistemi inkurajues që mbështet nevojën për liberalizim dhe një “hapje të dytë” të ekonomisë kineze (nëpërmjet mbështetjes së inisiativës private kineze për të mbrojtur kapitalin privat kinez; inkurajimit të zhvillimit të pronësisë së kompanive private, hedhjen e tyre në bursë, të drejtat intelektuale, etj).

4. Ndërtimi i një strategjie gjithëpërfshirëse në mbështetje të rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe qasjes në burimet strategjike

Rritja e gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm, gur themeli i strategjisë së brendeshme dhe të jashtëme të BE, do të vazhdojë të jetë në ballë të axhendës së BE me gjithë peshën që kriza ekonomike dhe financiare ushtron mbi tranzicionin e gjelbër të Shteteve Anëtare. Interesat strategjike primare si cilësia e jetës dhe kompetitiviteti ekonomik, do të ishin në rrezik nëse ndryshimi klimatik dhe rrallimi i burimeve natyrore do të menaxhoheshin keq. Këto sfida janë globale dhe kërkojnë koordinim më të mirë dhe koherencë më të lartë mes nivelit global dhe atij lokal.

Për BE, kjo do të thotë:

  • të fitojë besueshmëri në nivelin botëror nëpërmjet forcimit të instrumenteve të brëndshëm, veçanërisht ri-kthimit në fokus të mekanizmit të tregëtimit të emisioneve të gazrave me efekt serre;
  • forcimin e Evropës nëpërmjet aksioneve kolektive e jo atyre unilaterale, veçanërisht në lidhje me qasjen në burime natyrore si gazi natyral;
  • zhvillimin e dimensionit të jashtëm të politikave kyçe të brendëshme (energjia dhe lëndet e para);
  • mënjanimin e kurthit të vizionit të ngushtë Eurocentrik gjatë zhvillimit të projekteve të energjisë së rinovueshme në vendet e treta, duke i trajtuar këto projekte si sipërmarrje me interes të dyanshëm, si psh promovimi i energjive me gjurmë karboni të ulët në Vendet Partnere të Mesdheut;
  • përballja me sfidat e sigurisë ushqimore dhe të mjedisit nëpërmjet sektorit të bujqësisë evropiane;
  • dhe kërkimin sistematik për mënyra me efiçiente dhe ekologjike në menaxhimin e burimeve natyrore në tregun e brëndshëm dhe të jashtëm.

5. Mbështetja e migrimit të ligjshëm

Përtej sfidave aktuale të shkaktuara nga rritja e papunësisë, pamjaftueshmëria e krahut të punës si pasojë e vjetërsimit të popullatës evropiane ka nevojë për një debat serioz dhe veprim të mëtejshëm në favor të një politike të gjithëkuptueshme evropiane të migrimit. Inisiativat e mëposhtëme do të ishin me interes të veçantë:

  • Në kuadrin e Partneritetit të Mobilitetit, grupe të caktuara shtetesh me nevoja te ngjashme për punonjës të kualifikuar dhe që ofrojnë rrogë dhe kushte jetese e pune po të ngjashme, mund të kooperojnë më ngushtë për të vënë në jetë politika tërheqëse dhe në harmoni me njëra-tjetrën për të rekrutuar punonjës me profilin e kërkuar.
  • Në tregun e brëndshëm, BE duhet të përmirësojë rregullat egzistuese mbi pranimin e migranteve dhe të rrisë mundësite për punonjësit e huaj residentë të lëvizin brënda BE për arsye pune.

Për të mbështetur këtë proces, nevojitet një koordinim më i mirë i politikave integruese.

6. Avancimi përtej “perspektivës së bazuar mbi sigurinë” drejt qasjes ndaj migrimit, dhe ndërtimi i një strategjie të koordinuar me politikat e tjera të BE.

Një qasje mbi sa më sipër e ndërtuar mbi implikimin e ministrave të jashtëm do të lejonte një zgjerim të debatit mbi migrimin në fushën sociale, ekonomike dhe mjedisore. Kjo mund të ndërtohet duke:

  • Forcuar rolin e SEAJ

Politikat e BE që kanë impakt mbi migrimin si politikat e zhvillimit dhe të kooperimit, duhet të bashkërendohen. Kjo kërkon:

 Lënien mënjanë të principit të kushtëzimit, i cili kushtëzon mbështetjen e BE për zhvillim mbi rezultatet e arritura në kontrollin e migrimit (ri-kthimi dhe kontrolli i kufijve). Reduktimi i ndihmës për zhvillim nuk do të ndihmojë trajtimin e problemeve të migrimit.

7. Avancimi nga një qendrim stepës përkundër fqinjëve drejt zhvillimit të interesave të dyanshëm

BE duhet të gjeje qasjen e duhur për tu perballur me presione kompetitore përkundret fqinjëve (vlera jo-liberale, tregje tërheqese alternative…) dhe të reagojë më shpejt në lidhje me mos-përputhjen e politikave afatgjata të BE dhe ngadalësisë së saj institucionale nga njëra anë, dhe kërkesave urgente dhe zhvillimeve të shpejta të vendeve fqinjë nga ana tjetër. Ndërsa neni 8 TEU mandaton evropianët të përkushtohen aktivisht në vendet fqinjë, një qasje më aktive dhe një angazhim më i rritur, kërkon:

  • Korrigjimin e uljes së efektivitetit të principit të kushtëzimit të përdorur në politikat e BE, duke vendosur caqe politike si dhe ndërtuar politika bashkëpunimi me kritere të matëshme (psh objektiva të përcaktuara shumë ngushtë si liria e shprehjes) për një shpërndarje më të kujdeseshme, ose reduktim të financimeve;
  • Mbështetje e stabilitetit rajonal përmes shtysave inovative të lidhura në mënyrë të qartë me objektiva afat-shkurtra pragmatike, si dhe me interesat e shoqërisë civile  në vendet fqinje (veçanërisht në tregëti dhe lëvizje të lirë), si dhe marrja parasysh e traditave të partnerëve në promovimin e pluralizmit dhe të demokracisë.

8. Shvendosja drejt një angazhimi proaktiv dhe bashkërendues me aktorë të tjerë rajonalë si Turqia dhe Rusia

Forma të veçanta bashkpunimi me Turqin mund të ndihmojnë për të arritur objektiva të përbashkëta në zonat fqinje, veçanërisht në Mesdhe.

  • Ndërkohë që bashkë-angazhimi i Brukselit dhe Ankarasë në gjetjen e një zgjidhjeje për Qipron duhet të vazhdojë, BE dhe Turqia duhet që së bashku dhe në mënyrë strategjike tu qasen fqinjëve – veçanërisht vendeve Arabe, që vlerësojnë modelin turk – në sa më shume projekte rajonale të mundëshme (infrastrukture, edukimin universitar & hulumtim, zhvillim i biznesit, etj).
  • Mundësia e hapjes progressive e bashkimit doganor BE – Turqi drejt fqinjëve të tjerë, duhet të shqyrtohet nën dritën e fuqizimit të tregëtisë intra-rajonale dhe të transformimit ekonomik të rajonit.

 Angazhimi i Rusisë është më pak i lehtë, megjithatë nuk ka alternativë tjetër.

  • Dialogu i Hapësirës së Përbashkët duhet të ri-bëhet nga fillimi për të shërbyer si forum për një shkëmbim konstruktiv mes grupeve të punës të zyrtarëve të ministrive në projekte të vogla në zonat e fqinjësisë së përbashkët.
  • Por veprimet zyrtare duhet të shoqërohen me marrdhënie me intensive me shoqërinë civile (partneritet mes bashkive dhe shkollave, shkëmbime të studentëve dhe projekte tri-laterale me partnerë të Evropës Lindore). Kjo duhet ti shërbejë mirëkuptimit të dëshirave dhe qëllimeve të partnerëve dhe mbështetjes së nevojshme për aktorët kyç në zbatimin e qëllimeve të BE-së në Lindje.

9. Rishikimi i politikës së mbrojtes të BE

Politika e Përbashket e Sigurisë dhe e Mbrojtjes (PPSM) nuk duhet të shndërrohet në vektorin e një kompeticioni për fuqinë ushtarake më të madhe; por BE nuk duhet të kufizihet vetem në operacione relativisht të vogla paqeruajtëse. Mes këtyre dy limiteve, egzistojnë një numër skenaresh, që mund të kenë nevojë për ndërhyren e forcave ushtarake, që nga trajtimi i krizave humanitare madhore e deri tek mbrojtja e rrugëve tregtare detare.

Nën këtë pikëvështrim, qeverite e vendeve të BE duhet ri-theksojnë qëllimin e PPSM duke:

  • ndërmarrë një “Rivleresim të Mbrojtjes Evropiane” duke sqaruar prioritete gjeo-strategjike të BE, kërcënimet mbi sigurinë e Evropës, dhe llojet e skenarëve operacionale për të cilët qeveritë e BE duhet të para-pergatiten.

10. Koordinimi i strategjisë dhe shpenzimeve ushtarake

Qeverite e BE duhet të vlerësojnë se si të mirëmbajnë dhe të zhvillojnë fuqinë e tyre ushtarake në mënyrë që të kenë shkathtësinë dhe autonominë e duhur për të trajtuar krizat dhe sfidat e ardhëshme. Nqs reduktimet në buxhetet dhe forcat ushtarake kombëtare vazhdojnë siç kanë nisur, shumica e ushtrive evropiane do të bëhen irrelevante në të ardhmen. Kështu që qeveritë e BE, duhet:

  • Të rrisin perpjekjet e tyre përtej “bashkimit dhe përdorimit të përbashkët” drejt integrimit të mëtejshëm të forcave ushtarake kombëtare;
  • Të përpiqen më shumë për të integruar nevojat për prokurim, të cilat do të kontribuojnë për konsolidimin e mëtejshëm të industrisë së mbrojtjes evropiane.

Raporti “Mendo Globalisht – Vepro si Evropian” Vështrim Strategjik mbi Shërbimin e Jashtëm të BE-se” është prezantuar në konferencën e zhvilluar në Bruksel më 15 Maj 2013. Dokumenti përmbledh konkluzionet e pesë grupeve punues, është koordinuar nga Elvire Fabry, me parathënie të Pascal Lamy dhe António Vitorino dhe bën pjesë nëe Studies & Reports No. 96, Notre Europe – Jacques Delors Institute.

Raportuesit janë: Sami Andoura | Notre Europe – Jacques Delors Institute; Nadège Chambon | Notre Europe – Jacques Delors Institute; Michele Comelli | Istituto Affari Internazionali (IAI); Elvire Fabry | Notre Europe – Jacques Delors Institute; Daniel Keohane | Fride; Daniela Schwarzer | Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP); Federico Steinberg | Real Instituto Elcano, dhe Yves Pascouau | European Policy Centre (EPC).

Dokumenti i plotë në gjuhën angleze mund të konsultohet në linkun: http://www.eng.notre-europe.eu/011-13615-Think-Global-Act-European-TGAE-The-Project.html

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi