Kuadri financiar i IPA

Zakonisht alokimi i fondeve IPA të një viti buxhetor nuk përkon me kohën kur bëhet prokurimi, kontraktimi apo pagesa e fondeve  përkatëse. Psh buxheti për Shqipërinë i vitit 2012 (84,290,995 EUR) ka nisur të prokurohet vetëm në dhjetor të 2012 dhe do të vazhdojë deri në maksimum fund i 2015.

Tab. 1. Shpërndarja e fondeve IPA për Shqipërinë 2007 – 2013

Komponenti IPA 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
I. Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve 54,318,790 65,237,756 71,360,000 84,200,000 84,301,650 84,290,995 87,446,037
II- Bashkëpunimi nderkufitar 6,681,210 8,582,244 9,822,921 9,973,173 10,126,636 10,283,169 10,666,232
TOTAL 61,000,000 73,820,000 81,182,921 94,173,173 94,428,286 94,574,164 98,112,269

Burimi: EC DG Enlargement

Buxheti i IPA dhe konteksti rregullator përkatës aprovohen për periudha 7-vjecare. Më 31 dhjetor 2013 mbaron cikli aktual i programimit, ndërkohë që është duke u përgatitur cikli pasardhës shtatë-vjeçar i IPA për periudhën 2014 – 2020 (në 2014 do të aprovohen rregulla të reja). Buxheti total për periudhen 2007 – 2013 për Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Islandën, Serbinë dhe Turqinë është 11.5 miliard euro.

Rregullat në fuqi për zbatimin e IPA 2012, kanalizojnë fondet e BE-së në vendet e IPA-s, në pesë përbërës kryesorë:

  1. Asistencë në tranzicion drejt një shoqërie demokratike & ekonomie tregu, dhe ndërtimi (dhe funksionimi) i institucioneve përkatëse;
  2. Bashkepunimi ndër-kufitar ndërmjet vendeve IPA dhe / ose vendeve IPA dhe atyre të BE-së, me qëllim zhvillimin e rajoneve ndër-kufitare dhe përgatitjen e aktorëve të vendeve IPA për të marrë pjesë në politikat e fondeve strukturore pas anëtarësimit në BE;
  3. Zhvillimi rajonal i drejtuar në përmirësimin e infrastruturës në transport, mjedis dhe zhvillim ekonomik drejt standarteve të BE-së;
  4. Zhvillimi i burimeve njerëzore me theks në përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe mënjanimin e përjashtimit social;
  5. Zhvillimi rural që përcaktohet qartësisht në zhvillimin rural të qëndrueshëm.

Shqipëria si vënd që nuk e ka marrë akoma statutin e kandidatit, mund të përfitojë fonde IPA vetëm nga përbërësit I dhe II, totali i të cilëve në 2012 është 94.5 milionë euro. Në komponentin e parë, këto fonde janë kanalizuar në sektorët e transportit, në drejtësi dhe rend, mjedis dhe zhvillim social (ku kryesisht përfshihen edukimi profesional dhe grupet vulnerabël). Mënyrat kryesore të kontraktimit janë me kontrata shërbimesh dhe punësh.

Programet e bashkëpunimit ndërkufitar (CBC) zhvillohen dhe financohen nëpërmjet komponentit II, vetëm nëpërmjet granteve. Ky bashkëpunim mund të jetë bi-lateral dhe multi-lateral. Për CBC bi-laterale, seleksionimi i granteve fituese bëhet nga një komision përzgjedhjeje dy-palësh i formuar me përfaqësues të qeverive të mbuluara nga programi. Në këtë rast Delegacioni i Komisionit Evropian në vendet respektive fillon ndërhyrjen kontraktuale vetëm pasi komisioni i përzgjedhjes bi-qeveritar (nganjëherë i ndihmuar dhe me ekspertë të jashtëm) i paraqet Delegacionit listën e projekteve të seleksionuara.

Për CBC multi-lateral (bashkëpunim i më tepër se dy vendeve kufitare) menaxhimi i fondeve u është ngarkuar organizmave të veçantë, të ndryshëm nga BE por që monitorohen dhe kontrollohen nga BE.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi