Ç’na duhet shteti?

Debat televiziv ndёrmjet Tomas Hobs, Xhon Lok dhe Zhan-Zhak Ruso 

Diskutimi i mёposhtёm  ndёrmjet tre filozofёve mё tё rёndёsishёm tё teorisё mbi shtetin është imagjinar. Ai u zhvillua nga Bernd Rolf dhe u publikua pёr herё tё parё nё Revistёn pёr Didaktikё, Filozofi dhe Etikё (Nr. 4/1998). Marrë nga Dadalos

Drejtuesi: Tё nderuar zonja dhe zotёrinj, mirёseerdhёt nё emisionin e sotёm tё rubrikёs “Forumi i filozofisё”. Këtë herë bёhet fjalё pёr çështjen: Çfarë na duhet shteti? Kam nderin t’ju prezantoj tre filozofёt mё tё rёndёsishёm tё filozofisё së shtetit, francezin Zhan-Zhak Ruso, anglezin Xhon Lok dhe bashkёatdhetarin e tij Tomas Hobs.

Zoti Hobs, ju jeni themelues i filozofisё moderne shtetёrore. Kryeveprёn tuaj tё publikuar nё vitin 1651 e titulluat “Leviathan”. Ç’nёnkupton ky titull enigmatik?

Thomas_HobbesHobs: Njerёzit nё kohёn time e njihnin Dhiatёn e Vjetёr. Nё kapitujt Jobi dhe Isaia, por edhe te psalmet, pёrmendet njё pёrbindёsh me emrin Leviathan, njё lloj gjarpёri apo dragoi, që u kallte datën njerëzve. Kёtё pёrbindёsh unё e kam pёrdorur si simbol tё pushtetit. Shteti, si pushteti mё i lartё tokёsor pёrhap frikё dhe tmerri dhe i nёnshtron nё kёtё mёnyrё tё gjitha pushtetet e tjera.

Drejtuesi: Kjo është njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin nga ajo e filozofit antik Aristotel, e cila vlente deri nё mesjetё. Pёr Aristotelin, i cili e sheh njeriun si krijesё sociale, shteti nuk është diçka tmerruese, por deri diku realizimi i tё qenit njeri.

Hobs: Keni tё drejtё. Por, por nisem nga individёt dhe liria e tyre individuale. Askush nuk ёshtё, kёshtu qё kufizimet e ndryshme tё kёsaj lirie, pra edhe pёrmes shtetit, janё vetёm atёherё tё bazuara, nёse pёr to mund tё vendosё çdo qytetar. Me “Leviathan” doja tё tёrhiqja vёmendjen se shteti, i cili pёrhap frikё dhe tmerr, tek e fundit bazohet nё pёlqimin e tё gjithё njerёzve.

Drejtuesi: A mund t’i pёrsёrisni edhe njёherё argumentet tuaja?

Hobs: Shikoni, pёr ta argumentuar ekzistencën e shtetit unё nisem nga gjendja natyrore, pra nga e kundёrta e asaj qё unё dua tё tregoj.

Drejtuesi: Nё gjendje e tillё nuk ekziston mё nё botё. Ku jetojnё atёherё njerёzit nё kushte tё tilla natyrore?

Hobs: Me sa duket nuk mё keni kuptuar si duhet. Me gjendje natyrore unё nuk mendoj njё gjendje primitive tё zhvillimit, nё tё cilёn, njerёzit janё tё detyruar tё jetojnё pa ndihmёn e mjeteve teknike. Me kёtё unё mendoj gjendjen nё tё cilёn ndodhen njerёzit kur nuk ekziston shteti, pra gjendjen pa pushtet, pa ligje etj. Pёrveç kёsaj, kёtu bёhet fjalë pёr njё eksperiment mendimesh. Unё nisem nga njё gjendje e tillё pa shtet, pёr tё studiuar se çfarë mangёsish do tё shfaqeshin në kёtё rast. Prej kёsaj do përcaktohej më pas nevoja e ekzistencës sё shtetit. Unё nisem nga presupozimi se tё gjithё njerёzit do tё pranonin autoritetin shtetёror, nё rast se ai do tё ishte nё gjendje ta mënjanonte kёtё mangёsi.

Drejtuesi: Hmm, kuptoj. Pёr çfarё mangёsish bёhet fjalë atёherё?

Hobs: Gjendja natyrore pёr mua karakterizohet nga “lufta e çdo njeriu kundёr tjetrit”. Me kёtё dua tё them se njerёzit, pa shtet, gjithnjё jetojnё nё gjendje lufte. Megjithatë, nё njё rast tё tillё ata do tё jetonin nё mosbesim dhe armiqёsi ndaj njёri-tjetrit dhe do tё ishin nё çdo kohё tё gatshёm t’i kundёrvihen me armё njёri-tjetrit. Pёr tё qenё mё i qartё: njeriu pёr njeriun ёshtё ujk …

rousseau-jj-249x300Ruso: …dokёrr! Njeriu, nga natyra nuk ёshtё aspak egoist dhe i keq, siç e kam thënë edhe nё veprёn time: “Diskutim mbi prejardhjen dhe bazat e pabarazisё sё njerёzve”.

Drejtuesi: Z. Ruso, ju lutem mos e ndёrprisni z. Hobs. Mё pas do ta keni edhe ju mundёsinё ta shprehni pozicionin tuaj.

Hobs: z. Ruso, po tё shihet nё mёnyrё reale, njerёzit në radhë të parë janё tё interesuar nё zhvillimin e tyre vetjak, ata janё egoistё. Kёtё pikёpamje – nёse doni ta quani pesimiste mbi njeriun – unё e kam fituar gjatё kohёs sё gjatё tё luftёs qytetare nё vendin tim, luftё kjo e cila e rrezikoi ekzistencёn time dhe me detyroi nё vitin 1640 ta lё vendlindjen dhe tё jetoj 10 vjet tё tёra nё ekzil nё Francё. Pёrveç kёsaj, natyra i ka krijuar njerёzit pёrafёrsisht tё njëjtё. Edhe njeriu mё i dobёt ёshtё mjaft i fortё sa ta vrasё tё fortin nёse ai pёrdor dinakёrinё apo bashkohet me tё tjerёt. Nga kjo rrjedh se nё gjendjen natyrore askush nuk mund të pretendojë njё pёrparёsi, tё cilёn njё tjetёr nuk do tё ishte nё gjendje ta kёrkonte pёr vete. Nё rast se nuk ekziston shteti, atёherё kushdo ka tё drejtё tё bёj gjithçka. Nё kёtё mёnyrё lind konkurrenca dhe grindjet, pra ajo, tё cilёn unё e quajta “luftё tё çdo njeriu kundёr tjetrit”.

Drejtuesi: Si ёshtё i mundur shmangia e njё lufte tё tillё?

Hobs: Rruga e vetme pёr shmangien e kësaj ёshtё krijimi i njё pushteti tё pёrgjithshёm, d.m.th. themelimi i shtetit. Aktin e lindjes sё shtetit unё e kam quajtur marrёveshje shoqёrore. Ajo nuk duhet tё ngatёrrohet me marrёveshjen e sundimit, sepse ajo lidhet mes princit dhe popullit. Marrёveshjen shoqёrore e lidhin qytetarёt mes tyre, jo me sunduesin. Nёse e drejta pёr gjithçka është shkaku i luftёs, atёherё njerёzit, për të ruajtur paqen duhet të lidhin njё marrёveshje, nё tё cilёn deklarojnё se heqin dorё nga kjo e drejtё pёr gjithçka, dhe ia kalojnë pushtetin njё njeriu, pra sovranit. Me ndihmёn e pushtetit tё tij, sovrani ёshtё nё gjendje t’i mbrojё ata nga sulmet e ndёrsjella dhe nga sulmet e tё huajve. Kjo detyrё mund tё merret edhe nga njё bashkёsi njerёzish.

Drejtuesi: Besoni me tё vёrtetё se njerёzit janё nё gjendje tё heqin dorё vullnetarisht nga tё drejtat e tyre?

Hobs: Po, sepse edhe vetё egoisti e ka të qartë se parë nё aspektin afatgjatё, pёr tё, mё shumё ia vlen tё jetohet nё paqe dhe siguri, sesa nё njё gjendje permanente frike nga vdekja, gjendje tё cilёn ai do ta kishte nё situatë lufte. Ndërsa egoisti dёshiron tё jetojë mundёsisht i qetё, qetësi për të cilën paqja ёshtё kusht paraprak.

Drejtuesi: Çfarë ndodh nё rast se njё pjesё e njerёzve nuk e nёnshkruajnё marrёveshjen?

Hobs: Kjo do tё përbënte nё fakt njё problem. Njeriu ёshtё nё gjendje tё heqё dorё nga diçka vetёm nёse tё gjithё tё tjerёt bёjnё tё njëjtën gjё dhe nёse heqja dorё nga e drejta e tij nuk u sjell tё tjerёve pёrparёsi. Por nga ana tjetёr e dinё tё gjithё se marrёveshja nuk do tё arrihej fare nёse tё gjithё – me pёrjashtim tё sovranit – nuk heqin dorё nga tё drejtat e tyre. Mё duhet t’iu kujtoj edhe njёherё se kёtu bëhet fjalë pёr njё eksperiment mendor. Sepse nё realitet, marrёveshtja nё fjalё nuk lidhet. Shpresoj se kam arritur tё tregoj se tё gjithё njerёzit, nё rast se do tё mendonin mirё, do ta pranonin njё marrёveshje tё tillё. Nga kjo arrij nё pёrfundimin se ekzistenca e shtetit ёshtё e arsyeshme.

Drejtuesi: Kuptoj. E sa e madhe ёshtё sipas mendimit tuaj fuqia e shtetit?

Hobs: Pёrgjigjja e kёsaj pyetje gjendet nё atё qё u tha deri tani. Derisa shteti u garanton qytetarёve lirinё dhe sigurinё, qytetarёt duhet t’i binden atij plotësisht. Askush nuk ka tё drejtё t’i bёjë rezistencё vullnetit tё sovranit, madje as nё rastin kur ndihet i trajtuar pa tё drejtё. Sovrani nuk mund tё detyrohet tё japё llogari pёr ekzekutimin p.sh. tё njё njeriu tё pafajshёm nёse beson se një gjë e tillë ёshtё e domosdoshme pёr ruajtjen e paqes. Detyrimi pёr t’u dhёnё llogari shtetasve mbaron vetёm atёherё kur shteti nuk ёshtё mё nё gjendje ta kryejë detyrёn e sigurimit tё paqes.

Ruso: Skandal! Në kёtё mënyrë do tё përligjej madje edhe monarkia absolute. Pёr mua si demokrat kjo ёshtё e papranueshme. Askush nuk mund tё pajtohet me gjendjen, nё tё cilёn qytetarёt nuk kanё liri dhe tё drejta.

Hobs: Njё gjё duhet ta kuptoni: vetёm shteti i fortё ёshtё nё gjendje të nxisё paqen. Ky tё paktën ёshtё pёr mua rezultati i luftёs qytetare nё vendin tim, e cila u ndёrpre nё vitin 1649 vetёm me anё tё diktaturёs sё Kromuellit. Nё krahasim me terrorin e anarkisё, rreziku nga despotizmi mё duket se ёshtё njё e zezё mё e vogёl.

Drejtuesi: Unё nuk jam i sigurtё nёse ёshtё e mirё kjo alternativё. – Tё kalojmё tek ju z. Lok. Me veprёn tuaj “Dy trajtesa mbi qeverisjen” tё vitit 1689/90, ju konsideroheni themelues i liberalizmit dhe njёri ndёr pishtarёt e kushtetutёs amerikane. Çfarë mund të thoshit ju pёr mendimet politiko-shtetёrore tё kolegut tuaj Hobs?

lockeLok: Unё e vlerёsoj mendimin e tij si tepër pёrçarёs. Përligjja e shtetit me anë të marrёveshjes shoqёrore është pёr mua ideja mё gjeniale e filozofisё politike, deri kёtu pajtohem me Hobsin. Por unё kam njё pikёpamje krejt tjetёr mbi gjendjen natyrore – e prej këtej rezulton pёr mua njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin. Madje edhe njё gjendje pa autoritet shtetёror pёr mua nuk është njё gjendje e shfrenuar, sepse ekzistojnё tё drejtat dhe detyrat natyrore. Arsyeja, nёse merret parasysh ajo, i tregon njeriut se askush nuk ka tё drejtё ta vrasё, ta plagosë, vjedhё apo t’i rrëmbejë lirinё dikujt tjetёr. Sepse kur tё gjithё njerёzit janё tё barabartё, edhe mua mё duhet t’i jap mundësinë të ketë atё qё unë pretendoj pёr vete, pra tё drejtёn pёr jetё dhe pacenueshmёri fizike, tё drejtёn e lirisё dhe tё drejtёn e pronёs.

Drejtuesi: Tё drejtat e njeriut?

Lok: Po, unё i kam quajtur ato “tё drejta natyrore”. Ato janё tё drejta tё patjetёrsueshme, tё cilat i takojnё secilit si njeri, pra jo tё huazuara nga shteti, por që ekzistojnë qysh nё gjendjen natyrore.

Drejtuesi: E ku qёndrojnё atёherё problemet e bashkёjetesёs sё njerёzve, nёse qysh nё gjendjen natyrore ekzistojnё kёto tё drejta dhe detyrat e tyre pёrkatёse?

Lok: Shikoni! Tё drejtat natyrore, ashtu siç na mёson arsyeja, janё tё pёrgjithshme dhe abstrakte. Meqenёse tё drejtat nuk janё formuluar nё mёnyrё tё qartё, gjatё zbatimit tё tyre mund tё lindin probleme. Mosmarrёveshjet mund tё lindin gjatё interpretimit konkret tё kёtyre tё drejtave. Pёrveç kёsaj mund tё ketё probleme edhe gjatё pёrdorimit tё tyre kundёr rezistencave, nё rastin kur dikush ka tё drejtё, por nuk i jepet e drejta.

Drejtuesi: Çfarë detyrash tё shtetit dalin nga kjo?

Lok: Kjo ёshtё e qartё: Shteti ka pёr detyrё të konkretizojë tё drejtat natyrore nëpërmjet ligjeve tё formuluara qartё. Pёrveç kёsaj ai duhet tё kujdeset qё kёto ligje edhe tё respektohen. Nё raste tё diskutueshme atij i duhen gjykatёsit jopartiak. Nёse pёrmblidhet e tёro kjo mund tё thuhet: Shteti ka pёr detyrё të sigurojë tё drejtat natyrore.

Drejtuesi: A duhet shteti t’i shkelё kёto tё drejta?

Lok: Jo, nё asnjё mёnyrё. Edhe shteti ёshtё i detyruar t’i respektojë tё drejtat natyrore që i takojnë njeriut qysh në gjendjen e tij natyrore. Monopoli i pushtetit, sipas mendimit tim – e kёtu qёndron dallimi mes meje dhe z. Hobs – përbën njё rrezik tё madh pёr qytetarёt e lirё. Pёr kёtё arsye ёshtё i nevojshёm themelimi i shtetit nё mёnyrё të tillë që do t’i mbronte qytetarët nga keqtrajtimi. Kjo është edhe njё nga  kёrkesat kryesore tё liberalizmit.

Drejtuesi: E si mendoni ta arrini kёtё?

Lok: Nëpërmjet ndarjes sё pushtetit. Legjislativi, d.m.th. pushteti legjislativ dhe ekzekutivi, pushteti që i njeh ligjet, duhet tё jenё tё ndara, ndërkohë që legjislativi duhet t’i nёnshtrohet kontrollit. Kёtu e kam fjalën pёr njё asamble ligjvёnёse, e cila mund tё shpërndahet dhe ndёrrohet nga populli nёse e keqpёrdor besimin e dhёnё. Kolegu im francez Monteskie e ka zhvilluar mё tej idenё e ndarjes sё pushtetit, duke e zgjeruar me pushtetin gjyqёsor. Nё kёtё mёnyrё ruhet nё mёnyrё tё efektshme liria e qytetarёve.

Ruso: E pabesueshme! Ky i ashtuquajtur liberalizёm, nё fakt nuk ka tё bёjë fare me lirinё. Ai nuk ёshtё gjё tjetёr veçse njё justifikim i klasёs borgjeze. Liria pёr ju z. Lok do tё thotё vetёm liri pёr tё pasurit dhe pronarёt. Shteti juaj nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё shtet “roje nate”, i cili i ruan qytetarёt e pasur nga vjedhjet. Pёr mua, njeriu nuk  ka vetёm tё drejtёn qё tё mos i merret diçka, por edh tё drejtёn pozitive tё pronёs. Kjo do tё thotё se tё mirat shoqёrore duhen ndarё nё mёnyrё tё barabartë dhe te tё gjithё njerёzit, sepse shteti ka pёr detyrё të heqё dallimin mes tё varfёrve dhe tё pasurve.

Drejtuesi: Z. Ruso, me lejoni t’ju prezantoj shkurt: Ju konsideroheni pishtar shpirtёror i Revolucionit Francez ose të paktën revolucionarёt janё mbështetur nё idetё tuaja. Siç e dimё, ju i kundёrshtoni nё mёnyrё radikale mendimet e Hobsit dhe Lokut. Pёr kёtё arsye edhe mё habit fakti që ju kryeveprёn tuaj politike e keni titulluar “Mbi marrёveshjen shoqёrore”.

Ruso: Kjo është e vetmja gjë e përbashkët me këta dy zotërinj, pёrndryshe me ta nuk dua tё kem asgjё tё pёrbashkёt. Mё duhet tё them se unё jam i vetmi që e ka kuptuar drejtё idenё e marrёveshjes shoqёrore. Siç e kam thënë edhe mё parё, me rёndёsi pёr mua ёshtё liria e njerёzve. Nё vitin 1762 kam arritur nё pёrfundimin se njeriu, nё gjendjen e tij natyrore ёshtё plotёsisht i lirё. Por kudo ku shkova, pashё se njeriu ishte nё pranga. Pёr kёtё arsye, problemi themelor i filozofisё politike ёshtё gjetja e njё forme tё tillё shtetёrore, e cila e mbron individin dhe ku nuk ёshtё i detyruar të humbё lirinё e tij?

Hobs: Njё gjё e tillё ёshtё e paarritshme!

Ruso: Jo, njё gjё e tillё ёshtё e arritshme pas plotёsimit tё disa kushteve, pёr tё cilat, pёr shkak tё mungesёs sё kohёs nuk mund t’i sqaroj mё tepёr. Kushti i parё ёshtё kёrkon qё njerёzit, para lidhjes sё marrёveshjes, tё trajtohen nё mёnyrё tё barabartë, pa asnjё pёrjashtim. Pёr kёtё arsye nuk guxon tё ekzistoj – siç ёshtё rasti me Hobs-in – sovrani, i cili qёndron jashtё marrёveshjes shoqёrore, i cili nuk heqë dorё nga tё drejtat e tij, por tё cilit i barten tё gjitha tё drejtat. Jo arbitrazhi i sovranit duhet ta drejtojë veprimin e shtetit, por “vullneti i pёrgjithshёm”. Nё çёshtjet politike, vullneti i popullit duhet tё jetё vendimtar; ideja e marrёveshjes shoqёrore pra domosdoshmёrisht sjellё demokracinё. Me kёtё unё kuptoj pyetjen direkte tё tё gjithё qytetarёve nё tё gjitha vendimet politike. Vetёm nё kёtё mёnyrё ёshtё i mundshёm sigurimi i lirisё natyrore tё qytetarёve nё shtet: Nё rast se vullneti i shtetit dhe vullneti i individёve pёrputhet njёri me tjetrin, atёherё çdonjёri ёshtё i lirё, sepse ai, pёr faktin qё i bindet shtetit, kёtё e bёn vetёm nga vullneti i tij.

Lok: Nёse qytetarёt pyeten nëpërmjet votimit, në kёtё rast dalin shumё mendime tё ndryshme, kёshtu qё gjetja e njё vullneti unik ёshtё e arritshme. Kjo ёshtё e vetёkuptueshme, sepse interesat e njerёzve nuk janё tё njëjta. Njё fabrikant p.sh. ka interesa krejtёsisht tё ndryshme nga punёtori.

Ruso: Nё kёtё pikё keni tё drejtё. Vullneti i pёrgjithshёm nuk ёshtё identik me shumёn e vullneteve individuale. Me kёtё arritёm nё kushtin tim tё dytё. Nёse vullnetet e ndryshme me tё vёrtetё mbёshteten mbi interesat e ndryshme, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё dallimet e interesave tё mos lindin fare. Nёse kёto ndryshime tё interesave ndёrkaq preken nga rrethanat e ndryshme tё pronёsisё, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё tё gjithё tё kenë tё njëjtat gjёra. Pёr kёtё arsye, kur bёhet fjalë pёr marrёveshje shoqёrore, ёshtё e domosdoshme qё njerёzve tё mos u hiqen vetёm tё drejtat, por edhe prona e tyre. Pёr shtetin nga kjo del detyra e ndarjes sё barabartё e tё mirave shoqёrore. Nё kёto kushte, ku të gjithë kanë të njëjtat gjëra, nuk do tё ekzistonin mё interesat e ndryshme, por vetёm njё interes i pёrbashkёt pёr sigurimin e jetёs. Nё kёtё mёnyrё do tё bëhej i mundur sundimi i vullnetit tё pёrgjithshёm, e kështu edhe ruajtja e lirisё natyrore brenda shtetit.

Hobs: Kёto ide janё plotёsisht joreale! Rrjedha e historisё ka treguar se ato nuk janё tё realizueshme. Demokracia e drejtpërdrtejtë ndoshta mund të realizohet nё njё shtet tё vogёl si vendlindja juaj, Gjeneva. Nё shtetet e mёdha ndёrkaq, tё themeluara qё nga fundi i shek. XVIII kudo nёpёr botё, ajo nuk ёshtё e realizueshme. Ndarja e barabartё e tё mirave më kujton eksperimentin e komunizmit, i cili nё vendet evropiane tё Bllokut Lindor dёshtoi nё mёnyrё tё mjerueshme.

Ruso: Mos harroni ju lutem faktin që nё shtetet e mёdha, demokracia ёshtё futur megjithatё nё formёn e demokracisё pёrfaqёsuese. Pa kёrkesёn time pёr ndarje tё barabartё tё tё mirave, nё shek. XIX, nuk do tё kishte ndodhur fare lufta pёr barazi sociale, luftё kjo që bëri të mundur ngritjen e shtetit social. Shteti nuk duhet tё jetё plotёsisht indiferent ndaj mirëqenies sё qytetarёve tё tij. Kush tjetёr do tё kujdeset pёr qytetarёt e dobёt nё aspektin social, tё sёmurёt, tё papunёt?

Lok: Nёse shteti kujdeset pёr tё gjitha rastet sociale, atёherё ai do tё falimentojë (…).

Drejtuesi: Tё nderuar zotёrinj, pёr shkak tё mungesёs sё kohёs, ne fatkeqёsisht nuk mund ta vazhdojmё diskutimin tonё. Edhe pse nё pyetjen pse na duhet shteti nuk kemi gjetur njё emёrues tё pёrbashkёt, unё kam krijuar bindjen se idetё tuaja mbi shtetin nuk pёrjashtojnё plotёsisht njёra-tjetrёn. Shteti padyshim ёshtё i nevojshёm sigurimin e lirisё sё brendshme dhe tё jashtme, siç e përmendët edhe ju z. Hobs. Nёse i hedhim njё vёshtrim shtetit modern (…), ne shohim se ai, si shtet liberal kushtetues i mbron edhe tё drejtat natyrore tё njerёzve, siç keni kёrkuar ju z. Lok. Ai kuptohet edhe si shtet i pёrkujdesjes sociale, i cili si nё kuptimin tuaj z. Ruso kujdeset edhe pёr mirëqenien e qytetarёve dhe pёr barazinё sociale. Tё nderuar zotёrinj, ju faleminderit pёr bisedёn!

[© Bernd Rolf, publikimi i parё nё: Zeitschrift für Didaktik der Philosophie und Ethik 4/1998]

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi