Kompetencat dhe juridiksioni administrativ

Në procedurën administrative dallohen dy lloje themelore të kompetencës:

– Kompetenca lëndore: është e drejtë dhe detyrë e një organi që të vendosë për çështje të veçanta administrative nga tërësia e çështjeve administrative. Çdo organ ka kompetencën e vet lëndore për të vendosur në çështje të caktuara administrative, prandaj ai duhet të ketë kujdes që të vendosë vetëm mbi ato çështje për të cilat ka kompetencë lëndore. Caktimi i kompetencës lëndore bëhet me dispozitat që rregullojnë një fushë të caktuar administrative  ose që caktojnë kompetencat e organeve të veçanta administrative.

Kompetenca territoriale: paraqet autorizimin e organit që detyrimet që rrjedhin nga kompetenca e vet lendore. Ajo nënkupton territorin në të cilin një organ i veçantë shtetëror mund t’i kryejë punët që rrjedhin nga kompetenca e vet lendore, dmth  territorin në të cilin shtrihet veprimtaria e organit të caktuar shtetëror. Caktimi i kompetencës territoriale bëhet  nëpërmjet dispozitave mbi ndarjen administrative-territoriale dhe dispozitave mbi  organizimin e organeve të veçanta administrative.

Dallohen edhe kompetenca tjera si ajo funksionale dhe presumptive. Me kompetencë funksionale nënkuptohet një lloj i kompetencës lëndore. Në të vertetë është përcaktimi më i afërt, më i saktë, i kompetencës lëndore i organit kompetent, që bëhet me dispozita të vecanta. Shkelja e kompetencës funksionale paraqet shkak për kontestimin e ligjshmërisë së vendimit në procedimin administrativ dhe në konfliktin administrativ. Kompetenca presumptive është kompetenca lendore e presupozuar, kjo vlen për rastet kur me ligj nuk është caktuar kompetnca e organeve konkrete.

Kompetencat e organeve të administratës publike janë të përcaktuara me ligj ose me akt nënligjor dhe ushtrimi i tyre është i detyrueshëm, përveç rasteve kur normat ligjore parashikojnë delegimin ose zëvendësimin e kompetencave.

Organet administrative kompetente mund të delegojnë kompetencat e tyre tek një organ tjetër i administratës. Si rregull, organi që delegon një kompetencë nuk mund të autorizojë organin e deleguar apo të nëndeleguar, që ky i fundit t’ia nëndelegojë këtë kompetencë një organi tjetër. Organi delegues nxjerr udhëzime dhe instruksione të cilat janë të detyrueshme për organet e deleguara në lidhje me ekzekutimin e kompetencave të deleguara. Delegimi i kompetencave botohet në Fletoren Zyrtare.

Juridiksioni vendoset në momentin kur fillon procedimi administrativ dhe çdo ndryshim faktik që mund të ndodh më vonë është i parëndësishëm. Në rast paqartësie ose dyshimi, përsa i përket juridiksionit territorial, organi që do të zgjidhë konfliktin i njeh juridiksionin atij organi, vendndodhja e të cilit sipas organit që gjykon çështjen, ka mundësitë më të mëdha për një zgjidhje të drejtë të çështjes.

Konfliktet juridiksionale do të zgjidhen nga gjykatat kompetente, ndërsa konfliktet e kompetencave zgjidhen:

a) nga seksionet administrative të gjykatave kur kemi të bëjmë me organe të ndryshme administrative;

b) nga Kryeministri për ministri të ndryshme;

c) nga ministri ose drejtuesi i institucionit qendror kur kemi të bëjmë me organe të së njëjtës ministri ose të një organi tjetër të administratës qendrore. Konfliktet e kompetencave zgjidhen në radhë të parë nga organi që vjen menjëherë sipër organeve të përfshira në këtë konflikt dhe që ka kompetenca kontrolli.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan