Ankimi administrativ

Kontrolli mbi administratën paraqitet në forma të ndryshme, si politik, parlamentar, administrativ ose gjyqësor. Secili prej këtyre kontrolleve ka specifikën e tij që kryhet nga organe të ndryshme. Kontrolli administrativ është një ndër format kryesore të realizimit të kontrollit, që realizohet në dy mënyra: përmes kontrollit të brëndshëm dhe atij të jashtëm.

Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi organet vartëse (ky është kontrolli i brëndshëm), ose ndikimin e organit të specializuar administrativ mbi organet e tjera administrative dhe mbi zbatuesit e tjerë(ky është kontrolli i jashtëm).

Kontrolli hierarkik është njëra nga format që organi më i lartë administrativ me anë të nismës ushtron ndaj veprimtarisë së organit më të ulët. Forma tjetër është nëpërmjet ushtrimit të të drejtës së ankimit administrativ.

Ankimi administrativ është një mjet juridik i subjektit, nëpërmjet të cilit kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi i aktit administrativ. Ai përbën një instrument të rëndësishëm kontrolli të veprimtarisë administrative. Nëpërmjet ankimit, çdo palë e interesuar kundërshton paligjshmërinë ose parregullsinë e një akti administrativ, si dhe refuzimin e paligjshëm të organit administrativ për nxjerrjen e aktit. E drejta e ankimit është një parim i rëndësishëm kushtetues.

Ligji njeh dy forma kryesore për realizimin e të drejtës së ankimit. Njëra formë lidhet me apelimin administrativ në organin që ka nxjerr aktin ose në organin më të lartë, sipas të gjitha rregullave proceduriale dhe substanciale. Forma tjetër ushtrohet nëpërmjet paraqitjes së një kërkese joformale, e cila nuk kërkon respektimin e rreptë të rregullave të të parës. Forma më e përdorshme, e cila ka efekte të rëndësishme është ajo e apelimit. Ankimi administrativ pezullon zbatimin e aktit administrativ. Gjatë kohës që organi shqyrton vlefshmërinë e aktit, ngrijnë të gjitha efektet ligjore të aktit të kundërshtuar, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Kodi i procedurave administrative vendos një afat 1 mujor për paraqitjen e ankimit, që fillon nga dita që ankuesi ka marrë njoftim për aktin. Organi që shqyrton ankimin duhet të nxjerrë një vendim pranues ose kundërshtues brënda 1 muaji nga data e depozitimit të ankimit. Pas kalimit të këtij afati që organi nuk ka marrë ndonje vendim për çështjen, pala e interesuar duhet t’i drejtohet gjykatës.

Organi që shyrton ankimin administrativ ka detyrimin të vlerësojë paraprakisht rregullsinë e ankimit nga pikpamja formale, dhe kur bindet se apelimi i plotëson nga pikëpamja formale kushtet e domosdoshme ligjore, ai shqyrton në thelb përmbajtjen e tij. Vendimet që merr organi shqyrtues i apelimit konsiderohen përfundimtare. Ky organ duhet ta zgjidh vetë konfliktin administrativ, ai nuk ia kthen çështjen për rishqyrtim organit më të ulët që ka nxjerrë fillimisht aktin.

Në disa raste këmi të bëjmë me paapelueshmërinë e aktit administrativ. Paapelueshmëria është rezultat i ekzistencës së parimit të sigurisë juridike dhe nënkupton se ndaj aktit nuk mund të paraqitet ankesë dhe as të hapet konflikti administrativ, për arësye të formës së prerë që ai ka marrë. Akti administrativ mund të revokohet apo të shfuqizohet vetëm në rastet e parashikuara me ligj. Në disa ligje parashikohet rregulli se vendimet e organit përkatës administrativ janë të formës së prerë.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan