SHBA, “shuplakë” për gjykatat e Shqipërisë

Artikull i Washington Post, 8 shkurt 2013

Një gjykatë shqiptare liroi dy oficerë të lartë policie të enjten, të shtënat e të cilëve besohet se lanë të vdekur katër mbështetës të opozitës gjatë një proteste anti-qeveritare në vitin 2011. Vendimi u kritikua troç nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë dhënë ndihmë në hetimin mjeko-ligjor dhe u prit me zemërim nga opozita politike në Shqipëri, duke nxitur tensionet në rritje politike të vendit përpara zgje-dhjeve të 23 qershorit të ardhshëm.

Partia Socialiste në opozitë u largua nga parlamenti në shenjë proteste dhe i biri i njërit prej të vdekurve la të kuptohet se të afërmit mund ta marrin çështjen në duart e tyre, në koherencë të plotë me një histori të gjatë të Shqipërisë, të njohur për gjakmarrje. “Tradita thotë se gjaku lahet me gjak”, tha djali, Renato Myrtaj, në “News 24”, një stacion privat televiziv.

Gjyqtari kryesues, Besnik Hoxha tha se prokurorët nuk ishin në gjendje për t’i provuar akuzat kundër Ndrea Prendit, kreu i Gardës Republikane dhe Agim Llupos, një oficer i lartë në njësi. Një oficer i tretë u shpall i pafajshëm për fshehjen e provave në lidhje me 21 janarin 2011. Prendi dhe Llupo u akuzuan për vrasjen e Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit, ndërkohë që askush nuk është akuzuar për vdekjen e një protestuesi të katërt, Aleks Nikës. Një hetim zbuloi se plumbat e policisë vranë katër burra në një protestë të Partisë Socialiste kundër korrupsionit të dyshuar. Prendi dhe Llupo pranuan qitjen e të shtënave në ajër, por mohuan se kanë goditur ndokënd.

Berisha nuk pranoi të përgjigjet duke thënë se ai kurrë nuk do të “komentojë mbi vendimin e gjykatës”. Opozita ka akuzuar Berishën se autorizoi policinë të përdorë forcën vdekjeprurëse në protestë. “Unë i siguroj familjet e katër dëshmorëve se vdekja e tyre nuk mund të harrohet”, tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. “Kur flet drejtësia, ju duhet të heshtni”, u përgjigj kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë lëshoi një deklaratë ku thuhej se ajo ishte “tronditur” nga vendimi gjyqësor.

“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur, që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”, thuhej në deklaratën e SHBA.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi