Ndryshimet historike të politikave publike

Shteti historikisht është ndërtuar nëpërmjet prodhimit të politikave publike: ai progresivisht ka pasuruar fushat e tij të veprimit duke marrë pamje të ndryshme gjatë shekujve. Dallohen shumë etapa, që u korespondojnë funksioneve të veçanta të Shtetit:

deri në shekullin e XVIII-të: Shteti kryen kryesisht tre politika publike, që janë ato të Shtetit regalian, domethënë politikat e mbajtjes së rendit, politikat ushtarake dhe politikat fiskale. Veprimi shtetëror është një ndërhyrje direkte, që bëhet nëpërmjet instrumenteve administrativ, si policia, ushtëria, drejtësia, si dhe nëpërmjet prodhimit të rregullave të së drejtës;

në shekullin e XIX-të: politikat e ndërhyrjes direkte janë në kulmin e tyre dhe formojnë bazën e Shtetit-komb. Politika të tjera afirmohen në fushën e transporteve (hekurudha) dhe të komunikimit (posta, telegrafa), në fushat e edukimit (për të unifikuar kulturën nacionale);

në fundin e shekullit XIX-të: shfaqen politikat rishpërndarëse, ato formojnë bazën e Shtetit-social. Përgjegjësia perceptohet si kolektive dhe jo më vetëm individuale, vendosen sistemet e sigurimeve kolektive për aksidentet në punë;

pas luftës së dytë botërore: Shteti bëhet një Shtet prodhues, ai rrit ndërhyrjen në fushën ekonomike për të shpejtuar rindërtimin, zgjeron mbulimin e sistemeve të mbrojtjes shoqërore;

pas viteve 70′: ndërhyrja e shtetit vihet fortësisht në dyshim, theksi vihet kryesisht në politikat proceduriale. Shteti bëhet një Shtet-regullator, që ndërhyn në mënyrë indirekte, në bashkërendim me aktorë të tjerë, ai nuk bën më çdo gjë vet.

Nëse çdo epokë karakterizohet nga dominimi i një lloj politike publike, duhet megjithatë të theksojmë se në praktikë, shtetet moderne kombinojnë në proporcione të ndryshueshme tipet e ndryshme të politikave.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan