Strategjia e luftës kundër korrupsionit

Qeveritë e vendeve të ndryshme hartojnë strategji dhe programe të veçanta për luftën kundër korrupsionit. Qeveria shqipëtare  zbaton dokumentin e Strategjisë ndërsektoriale të parandalimit, luftës kundër korrupsionit e qeverisjes transparente, 2008-2013, si dhe planet e veprimit të hartuara në zbatim të kësaj strategjie. Përveç organeve të kontrollit të brëndshëm dhe të jashtëm të financave publike, në luftën kundër korrupsionit janë të përfshira dhe institucione të posaçme si Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Departamenti i parandalimit te Krimit Ekonomik, Departamenti i Parandalimit te Pastrimit te Parave, etj. Lufta kundër korrupsionit përbën një nga temat e nxehta të politikës në Shqipëri.

Vizioni i përgjithshëm i Strategjisë Antikorrupsion është reduktimi progresiv e i qëndrueshëm i korrupsionit, forcimi i integritetit të institucioneve dhe promovimi i vlerave në qeverisje. Këto duhet të arrihen nëpërmjet:

– Refomave për parandalimin e tij;

– Forcimit të integritetit të institucioneve dhe promovimit të vlerave të qeverisjes;

– Monitorimit të gjithanshëm të fenomenit të korrupsionit, luftës kundër tij nga shoqëria civile dhe forcimi i rolit të saj;

– Ndëshkimit administrativ ligjor të zyrtarëve të korruptuar.

Strategjia, me prioritetet e reformat e përcaktuara, bazohet në:

– platformën e përgjithshme të përqasjes gjithëpërfshirëse dhe të integruar në luftën kundër korrupsionit me një kombinim të balancuar të parandalimit, hetimit, dënimit dhe pjesëmarrës së publikut;

– parimin se veprimet korruptive janë e duhet të konsiderohen si vepra penale dhe të trajtohen qoftë në planin administrativ, qoftë në atë penal;

– ndjekjen e parimeve bazë të sundimit të ligjit  e barazisë së plotë të qytetarëve para ligjit, mirëqeverisjes, përgjegjshmërisë, lidhjes organike ndërmjet parandalimit me hetimin e dënimin efektiv, bashkëpunimit dhe koherencës, transparencës dhe pjesëmarrjes, partneritetit efektiv ndërmjet sektorit publik dhe privat;

– ndjekjen e standardeve e praktikave më të mira ndërkombëtare, rajonale e të brendshme në këtë fushë.

Prioritetet themelore të Strategjisë Antikorrupsion, sipas objektivave përkatës, do të përqendrohen në fushat e mëposhtme.

I. Parandalimi, transparenca, gjithëpërfshirja dhe edukimi

1. Forcimi i sistemit politik dhe i etikës së funksionimit publik;

2. Modernizimi e konsolidimi i procedurave;

3. Reformat sektoriale (kontrolli, klima e biznesit, shërbimi civil, prokurimi publik, arsimi, shëndetësia, financat, drejtësia, pushteti vendor etj.);

4. Konsolidimi i transparencës dhe integritetit në administratën publike;

5. Përafrimi i legjislacionit në fushën e luftës kundër korrupsionit;

6. Fushatat informuese dhe masa edukuese të qëndrueshme.

II. Hetimi dhe dënimi i korrupsionit

1. Sigurimi i efiçencës së ndjekjes penale, rritja e shpejtësisë së ndjekjes penale dhe gjykimit;

2. Rritja e integritetit dhe rezistencës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë;

3. Forcimi i mjeteve administrative në luftën kundër korrupsionit;

4. Pjesëmarrja e publikut në denoncimin e korrupsionit.

III. Konsolidimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të brendshëm dhe ndërkombëtar

1. Konsolidimi i mekanizmave në bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit;

2. Konsolidimi mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbimin periodik të informacionit;

3. Zbatimi i efektshëm i instrumenteve antikorrupsion rajonale e ndërkombëtare.

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi