Ç’është Shtetësia?

Shtetësia për një person, për një familje ose për një grup, është fakti i të qënurit anëtar i një Shteti, në të cilin ata dëshirojnë të marrin një pjesë në mënyrë aktive. Nocioni i shtetësisë paraqet lidhjen juridike të qytetarit me shtetin

Në terma juridike, shtetësia është gjëndja e personit fizik (i quajtur shtetas) në të cilën ligjet e një shteti i njohin plotësisht të drejtat civile dhe politike. Shtetësia mund të shihet si një status i shtetasit, por edhe si një raport juridik midis shtetasit dhe shtetit. Personat që nuk kanë shtetësinë e një shteti janë të huaj nëse kanë atë të një shteti tjetër dhe janë pa shtetësi nëse nuk kanë asnjë shtetësi.

Shtetësia nuk duhet të ngatërrohet me kombësinë.

Në ligjin “Për Shtetësinë shqiptare“, Shtetësia shqiptare përcaktohet si “një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe detyrat e në ndërsjellta të personit fizik dhe të shtetit shqiptar. Shtetësia shqiptare fitohet, rifitohet, humbet apo lihet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili respekton normat e parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në  fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë”. Ligji rregullon të gjitha procedurat e fitimit apo lënies së shtetësisë shqiptare.

Shtetësia është e lidhur ngushtë me demokracinë. Të qënurit shtetas presupozon pjesmarrjen aktive në jetën e një komuniteti politik, të një shteti, duke gëzuar të drejta dhe detyra. Në demokraci çdo qytetar është mbajtës i një pjese të sovranitetit politik. Në kushtetutën e çdo vendi demokratik përcaktohen tre aspekte të shtetësisë:

– shtetësia civile, që i korespondon lirive themelore (liria e shprehjes, barazia para drejtësisë, e drejta e pronës),

– shtetësia politike, e bazuar mbi pjesmarrjen politike ( e drejta e votës, e drejta për tu zgjedhur, e drejta për të patur funksione publike dhe e drejta për të qënë i mbrojtur nga shteti kur je jashtë),

– shtetësia sociale, rezultante e krijimit të të drejtave socio-ekonomike (e drejta e shëndetit, e drejta e mbrojtjes kundër papunësisë, e drejta sindacale).

Shtetësia simbolizon respektin ndaj të drejtave dhe detyrave të çdo shtetasi, që i lejon atij të ketë një jetë të harmonizuar dhe të qëndrueshme në komunitet. Sejcili qytetar ushtron në mënyrën e tij shtetësinë, por gjithmonë në mënyrën si ajo është vendosur prej ligjeve dhe integruar në tërësinë e zakoneve të shoqërisë së cilës ai i përket.

Kapaciteti i një personi për të ushtruar shtetësinë e tij varet nga shkalla e demokratizimit të sistemit politik dhe social në të cilin ai ndodhet. Në një shoqëri demokratike moderne lidhja midis njërzve nuk është fetare ose klanore, ajo është politike. Të jetosh së bashku nuk do të thotë më të ndash të njëjtën fe, ose të jetosh së bashku si subjekte të njëjtit monark, ose të nënshtruar prej të njëjtit autoritet, por kjo të thotë të jesh qytetarë të së njëjtës organizatë politike. Qytetarët e të njëjtit shtet formojnë një komunitet politik.

Shtetësia mund të fitohet në mënyra të ndryshme: a) kur prindërit (paraardhësit) kanë lindur në atë shtet (jus sanguinis), b) kur lind në atë territor të atij shteti (jus soli), c) martesa me një shtetas të atij vendi (jure matrimonii), dhe d) natyralizmi, ku individë të cilët nuk kanë lidhje me atë shtet mund të fitojnë shtetësi nëse qëndrojnë për kohë të caktuar në atë shtet dhe i`u nënshtrohen disa testeve përkatëse. Humbja e shtetësisë mund të bëhet sipas kushteve që i parasheh ligji, siç është largimi apo mohimi i shtetësisë dhe marrja e saj, si dhe kur territori i një shteti kalon ne territorin e shtetit tjetër.

Në kuadrin e ndërtimit evropian është shfaqur nocioni i shtetësisë evropiane, të cilën e disponojnë të gjithë personat që kanë kombësinë e një shteti anëtar të BE. Kohët e fundit të flitet për nocionin e shtetësisë multikulturale, që presupozon rinjohjen e të drejtave kulturale të minoriteteve.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan