Ç’është politika buxhetore?

Politika buxhetore, së bashku me politikën monetare, përbën një prej levave kryesore të politikës ekonomike të Shtetit. Ajo konsiston në përdorimin e disa instrumenteve buxhetore (shpenzimet publike, borxhi publik, të ardhurat fiskale), për të ndikuar mbi gjëndjen e ekonomisë së një vendi.Deri në krizën e viteve 1930, menaxhimi i financave publike ka patur si objektiv kryesor sigurimin e financimit të shërbimeve publike. Volumi i shpenzimeve të Shtetit nuk konsiderohej si një variabël, që mund të influenconte në nivelin e aktivitetit të ekonomisë. Analiza e ekonomistit britanik John Maynard Keynes ndryshoi këtë konceptim, duke vënë në pah ndikimin e politikës buxhetore në nivelin e aktivitetit ekonomik të një vendi. Për pasojë, shumica e vendeve të zhvilluara, qysh prej viteve 1930, kanë zbatuar politika të gjallërimit buxhetor gjatë periudhave të recesionit ose të rritjeve me ritëm të ulët. Ndërkohë, pas krizës së naftës të 1973, teoricienët neoklasikë nënvizuan kufizimet e politikës buxhetore dhe sidomos efektet e dëmshme të defiçiteve dhe të borxhit publik.

Stabilizuesit automatikë buxhetorë

Ndryshimi i të ardhurave dhe shpenzimeve publike ushtron spontanisht një veprim kundër-ciklik mbi aktivitetin ekonomik, domethenë, një efekt amortizues ndaj të papriturave të konjukturës ekonomike. Në fakt, nëse një pjesë e madhe e shpenzimeve publike janë të pavarura prej ndryshimeve afatshkurtër të aktivitetit ekonomik (për shëmbull, shpenzimet e rrogave dhe të pensioneve të nëpunësve të shtetit), disa prej tyre, në të kundërtën, janë mekanikisht të lidhura me gjëndjen e ekonomisë së një vendi. Është psh rasti i shpenzimeve për shpërblimet e papunësisë ose i pagesave sociale, që shtohen kur aktiviteti ekonomik përkeqësohet. Elasticiteti i shpenzimeve publike ndaj konjukturës përfshihet midis 0,1 dhe 0,3, me fjalë të tjera, shpenzimet publike kanë tendencë të shtohen spontanisht nga 0,1 në 0,3 pikë, kur rritja ngadalësohet një pikë. Kur aktiviteti ekonomik ngadalësohet, shpenzimet publike kanë tendencë të përshpejtohen, ndërkohë që të ardhurat ngadalësohen mekanikisht: kombinimi i të dy dukurive shkakton një përkeqësim të defiçitit buxhetor. Përkeqësimi i aktivitetit ekonomik shkakton një transferim të të ardhurave nga administrata publike drejt sektorit familjar dhe të biznesit, gjë që zbut normalisht efektin e ngadalësimit ekonomik mbi të ardhurat e këtyre të fundit. Në të kundërtën, në periudha të forta të gjallërimit ekonomik, të ardhurat fiskale ndjekin rritjen ekonomike, ndërsa shpenzimet sociale pakësohen. Për pasojë, të ardhurat dhe shpenzimet publike funksionojnë si “stabilizues automatikë”, meqënëse ato kontribojnë në amortizimin e ndryshimeve konjukturale të aktivitetit ekonomik. Ky mekanizëm i stabilizimit automatik funksionon në mënyrë të plotë, vetëm nëse përqindjet e interesit të kredisë nuk janë prekur prej rritjes së shpenzimeve publike në periudhën e reçesionit.

Politikat buxhetore volontariste

Në rastin e një përkeqësimi të fortë të konjukturës ekonomike, qeveritë mund të tentojnë të bëjnë një politikë buxhetore volontariste. Një politikë e tillë konsiston në mbështetjen e aktivitetit ekonomik në terma afatshkurtër, duke luajtur me “faktorin kejnesian”. Quhet “faktor kejnesian” mekanizmi makroekonomik i vënë në dukje nga Keynes, që lejon të kompensohet dobësia e shpenzimeve private nëpërmjet një rritje të shpenzimeve publike. Në fakt, një rritje e shpenzimeve publike krijon të ardhura suplementare për biznesin dhe qytetarët, që pjesërisht konsumohen, pjesërisht kursehen dhe pjesërisht rekuperohen prej administratës publike në formë të tatimeve dhe të kontributeve shoqërore. Pjesa e të ardhurave suplementare që konsumohen, shkon për rritjen e kërkesës së brëndëshme të bizneseve, të cilat, si pasojë, rrisin investimet e tyre, punësimin dhe shpërndajnë të ardhura suplementare. Rritja  shtesë e shpenzimeve publike shkakton për pasojë, një efekt kumulativ (një efekt shumëfishues), që stimulon aktivitetin ekonomik sa më shumë që të ardhurat ri-futen në qarkullim duke shtuar kërkesen dhe që kjo kërkesë i drejtohet kryesisht bizneseve kombëtare.Qeveritë munden gjithashtu të mbështesin aktivitetin ekonomik duke reduktuar ngarkesat fiskale, dhe pra, duke rritur të ardhurën e personave privatë. Kjo politikë stimulon aktivitetin ekonomik, por në një proporcion më të ulët se shpenzimet publike, sepse një pjesë e kësaj të ardhure suplementare e kursyer nga ulja e taksimit, kursehet menjëherë nga sektori familjar dhe bizneset, dhe si pasojë, del nga aktiviteti ekonomik prodhuesKufizimet e politikës buxhetore Një politik buxhetore volontariste mundet megjithatë të ketë efekte defavorizuese mbi aktivitetin ekonomik. Pikërisht për shkak të këtyre efekteve defavorizuese, ajo sot është gjithmonë e më shumë e kritikueshme.

Më hollësisht shih në Buxheti i Shtetit

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi