Financimi i politikave publike

Financimi i politikave publike është i mishëruar në Buxhetin e Shtetit. Shifrat në pasqyrat e buxhetit në thelb pasqyrojnë politikat që bën shteti. Këtu duhet patur parasysh shprehja që politikat publike janë çdo gjë që bën apo nuk bën shteti. Çështja është nëse ky pasqyrim ka transparencën e mjaftueshme për të qënë i kuptueshëm nga qytetarët, të cilët duhet të dinë se përse shteti i shpenzon fondet publike dhe me çfarë efiçiense. Kjo përbën dhe objektin kryesor të reformave buxhetore që vitet e fundit po kryhen në shumë vende.

Në rastin e buxhetit të Shqipërisë gjykimi për financimin e politikave publike mund të merret nga pasqyra, që jep shpenzimet buxhetore sipas klasifikimit funksional. Ky klasifikim, i përbërë prej 14 zërash ( mbrojtja, siguria, arësimi, shëndetësia, sigurimet shoqërore, etj), pasqyron kryesisht financimet publike sipas sektorëve, jo sipas politikave publike. Këtu, për ilustrim, jepen të dhënat e buxhetit të shtetit për vitin 2012.

Këtij klasifikimi i referohen në debatet parlamentare apo mediatike kur flitet për prioritetet e qeverisë (është fjala për treguesin e % së shpenzimeve publike ndaj PBB). Në Shqipëri mungon një dokument që të strukturojë politikat publike dhe në përputhje me të, Kuvendi të autorizojë qeverinë për përdorimin e fondeve. Strategjitë e përgjithshme apo sektoriale të zhvillimit japin objektivat e qeverisë në afate kohore të caktuara, por formulimi i tyre nuk plotëson kushtet që kërkohen për formulimin e politikave publike. Programet buxhetore afatmesme shërbejnë kryesisht si dokumente orjentuese. Sistemi i planifikimit të integruar, i vendosur nga qeveria, ende nuk është i sanksionuar me ligj. Qasja e strukturimit të shpenzimeve buxhetore sipas politikave publike ende nuk është pjesë e procedurale buxhetore parlamentare. Në ligjin organik të buxhetit është i parashikuar si mundësi klasifikimi i shpenzimeve buxhetore sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me objektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme, por një gjë e tillë ende nuk zbatohet.

Tashmë në vendet e OECD, buxheti nuk paraqitet më sipas natyrës së shpenzimeve, por sipas politikave publike.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi