Planifikimi i territorit – Nga ligji në reformë

Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet dhe ngërçet e legjislacionit aktual, duke rekomanduar çështje që duhet të merren në konsideratë gjatë proceseve të zbatimit të Ligjit të Planifikimit të Territorit dhe gjatë detajimit të akteve nënligjore. Këto rekomandime mbështetin punën e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, por edhe të gjitha grupet e interesit që preken nga fusha këtij ligji dhe veçanërisht njësitë e qeverisjes vendore.

Ky artikull bazohet në analizën territoriale, ligjore dhe institucionale, si dhe në problematikat konkrete që sot hasin njësitë e qeverisjes vendore, duke nënvizuar ndryshimet thelbësore midis legjislacionit të vjetër dhe atij të ri për territorin, duke parashtruar çështje kyçe të kontekstit urban në të cilin ndodh ky ndryshim, dhe duke theksuar se ku mund të konsistojnë “Instrumentet e reja të Planifikimit të Territorit”.

Shumë pyetje që do të ngrihen në tekst kanë për qëllim të riformulojnë dilemat para të cilave ne gjendemi dhe të parashtrojnë fakte shumë të rëndësishme që politikëbërësit, institucionet dhe shoqëria duhet të marrin në konsideratë para se të bëjnë zgjedhjet përfundimtare.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi