Rregulloret e Parlamentit Shqiptar

Një listë e rregulloreve të parlamentit shqiptar qysh nga 1920 e deri në ditët tona.

1. Rregullore e permbrendëshme e këshillit kombtar. –1920.- Nene 72.

2. Rregullorja e Parlamentit. –1923.- Nene 112.

3. Rregullamenti i Parlamentit. –1924- Nene 100.

4. Rregullorja e brendëshme e Senatit. 1925.- Nene 125.

5. Rregullorja e mbrendëshme e Parlamentit.-1931.-Nene 195.

6. Rregullore e Këshillit  Antifashist Nacional-Çlirimtar, 1944,nene 17.

7. Rregullorja e Asamblesë Kushtetonjëse. 1946. Nene 65

8. Rregullorja e Kuvendit Popullor. 1946.- Nene 36

9. Rregullorja e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë.-1958    Nene 65.

10. Rregullore e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1982. Nene 38.

11. Rregullore e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë. –1991 Nene 52.

12. Rregullorja e Kuvendit Popullor.-1992. – Nene 101.

13. Rregullore e Kuvendit Popullor.-1996. Nene 142.

14. Rregullorja e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.- 1998. Nene 181.

15. Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2004.-  Nene 122.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi