Ja tekstet e Projektbuxhetit 2015 dhe Paketës Fiskale: Fillon diskutimi në Kuvend

Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale 2015:

Relacioni i projektbuxhetit 2015Projektligji i buxhetit 2015

Relacioni dhe projektligji mbi tatimin e të ardhuraveRelacioni dhe projektligji mbi taksat_kombëtare

Relacioni dhe projektligji mbi tarifat doganoreRelacioni dhe projektligji mbi akcizat

 

Selia_Kuvendit 2

Ja objektivat kryesore të Qeverisë, që synon të realizojë përmes këtij projektbuxheti:

Projektbuxheti 2015 është projektbuxheti i reformave strukturore, për të përshpejtuar modelin e ri të zhvillimit të vendit, duke u përqendruar në disa nga sektorët më të rëndësishëm si: zhvillimi lokal dhe reforma administrative, energjia, bujqësia dhe reforma e ujit, inovacioni dhe shërbimet për qytetarët, rendi publik dhe siguria. Në funksion të këtyre, projektbuxheti 2015 mundëson konsolidimin dhe thellimin e reformave të ndërmarra tashmë me buxhetin e vitit 2014, dhe në të njëjtën kohë siguron vazhdimësinë e mbajtjes së zotimeve të Programit të Qeverisë për periudhën 2013-2017.

Në nivelin makroekonomik ky projektbuxhet bën të mundur:

 Mbajtjen e një niveli 5.4% të investimeve publike, duke u fokusuar në sektorin e ujit të pijshëm; energjisë; inovacionit dhe IT; turizmit dhe infrastrukturës rrugore qendrore e vendore;

 Vazhdimin e reformave strukturore në fushën e pensioneve, energjisë, ndarjes administrative dhe territoriale dhe tregut të punës;

 Vazhdimin e konsolidimit fiskal, me synimin që të përmbushet objektivi afatmesëm i uljes së borxhit publik nga rreth 71% e PBB në fund të vitit 2014, në 65.5% të PBB në 2017.

Më konkretisht, buxheti i vitit 2015 mbështet reformat në sektorët kyç, si më poshtë:

• Zhvillimi Lokal do të mbështetet veçanërisht në këtë buxhet nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, i provuar si një skemë financimi e suksesshme merr rëndësi akoma më të madhe në buxhetin e vitit 2015. Objektivat madhore të Qeverisë për zbatimin e ndarjes së re administrative-territoriale dhe për rilindjen e qyteteve e të qendrave të tjera zhvillimore, do të mbështeten fuqishëm nga skema e financimit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Zgjerimi i kësaj skeme, bën që buxheti vendor të jetë më i madhi në historinë e tij.

• Në Bujqësi, do të përmirësohet efektiviteti i funksionimit të skemës së subvencionimit të fermerëve, si dhe do të përmirësohet infrastruktura e ujitjes dhe e kullimit , ndërsa për herë të parë Qeveria do të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për bujqësinë, agro-industrinë dhe peshkimin, me synim zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe këta sektorë dhe rritjen e eficiencës brenda tyre.

• Në Transportin Rrugor, gjatë vitit 2015 do të rritet ndjeshëm siguria rrugore, duke përmirësuar mirëmbajtjen dhe sinjalistikën rrugore.

• Në sektorin e Ujësjellës – Kanalizimeve do zgjerohet dhe përmirësohet aksesi i popullatës në furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizime, sidomos në zonën turistike të Durrësit, me zbatimin e një investimi të ri të rëndësishëm.

• Në drejtim të zhvillimit ekonomik, me anë të buxhetit 2015 do të vazhdojë reforma në klimën e biznesit, për të vazhduar lehtësimin e sipërmarrjes vendase, rritjen e prodhimit dhe punësimit në sektorët me potencial të lartë zhvillimi dhe uljen e hapave administrativë dhe procedurialë, reduktimin e afateve kohorë dhe të kostove për shërbimet ndaj biznesit.

• Për të mbështetur reformën e nisur në sektorin e Energjisë do të fillojë zbatimin një investim i madh prej 150 milionë USD, i cili do të përmirësojë infrastrukturën dhe ulë humbjet duke synuar uljen e humbjeve dhe kthimin e sektorit në një sektor fitimprurës brenda 5 viteve.

• Në fushën e Inovacionit, do të përmirësohen shërbimet e ofruara qytetarit dhe biznesit përmes projektit “Reforma e Shërbimeve në Administratën Publike”, mbështetur nga një kredi prej 35 milionë EUR nga Banka Botërore.

• Nxitja e Punësimit, do të përfshijë në programin e saj, për herë të parë këtë vit, fondin e “Punësimit dhe Aftësive” në masën 250 milionë LEK, i cili do të mbështesë punësimin dhe aftësimin e punëkërkuesve të orientuar drejt industrisë fasone.

• Në Arsim, do mbështetet përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në të gjitha nivelet, përmes përmirësimit të infrastrukturës, kurrikulave, teknologjisë dhe aftësive të arsimtarëve/pedagogëve.

• Në Shëndetësi, buxheti i vitit 2015 materializon fillimin e zbatimit të mbulimit dhe qasjes universale ndaj kujdesit shëndetësor.

• Sektori i Turizmit, gjatë vitit 2015, do të synojë krijimin e një modeli turizmi gjithë-vjetor e të integruar, me fokus në dimensionin kulturor-natyror-bregdetar, duke zhvilluar produkte turistike tërheqëse dhe konkurruese në destinacionet turistike.

• Në Rendin dhe Sigurinë Publike, do të rritet numri i punonjësve të policisë, referuar faktit se aktualisht numri i punonjësve të policisë për 1000 banorë është më i ulët se në gjithë vendet e rajonit, duke krijuar kësisoj edhe mundësinë për funksionimin e zyrave të pritjes së qytetarëve pranë çdo drejtorie policie qarku.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi