Ç’janë tatimet dhe taksat?

Tatim dhe taksë quhet çdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit, personat fizik e juridik të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë, të konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë. Ato përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në buxhetin e shtetit (mbi 90%). Në shumicën e rasteve termat “tatim” dhe “taksë” përdoren me të njëjtin kuptim, megjithëse tatimet paguhen më tepër në bazë të të ardhurave ose fitimeve që realizohen dhe mallrave që konsumohen, kurse taksat paguhen për shërbimet e ndryshme që autoritetet shtetërore u bëjnë qytetarëve të tyre.

Tatimet dhe taksat duhet t’i përgjigjen katër parimeve:

– Parimit të ligjshmërisë, sipas të cilit rregullat, vlerat dhe mënyrat e mbledhjes së tatimeve e taksave të të gjitha llojeve duhet të fiksohen nëpërmjet ligjit, domethënë të votohen në parlament.

– Parimit vjetor, sipas të cilit parlamenti duhet t’i jap çdo vit qeverisë autorizimin e mbledhjes së tatimeve e taksave.

– Parimit të barazisë, sipas të cilit kontributi i përbashkët duhet të jetë gjithashtu i shpërndarë midis qytetarëve për shkak të mundësive të tyre

– Parimit të nevojës.

Janë dy grupe të mëdha të tatimeve dhe taksave: ato direkte dhe ato indirekte. Në tatimet dhe taksat direkte përfshihen ato tatime e taksa që llogaritem mbi të ardhurat, fitimet, pasuritë e paluajtëshme dhe shërbimet publike të personave konkret fizik e juridik dhe duhet të derdhën në buxhetin e shtetit po prej tyre. Në tatimet dhe taksat direkte përmëndim: tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi pasurinë etj Tatimet dhe taksat direkte mund të vendosen në mënyrë proporcionale (të njëjtën përqindje për të gjithë kontribuesit) ose progresive (përqindja rritet në përputhje me shumën që tatohet)

Tatimet dhe taksat indirekte quhen ato që përfshihen në madhësinë e çmimit të produkteve, të mallrave e të shërbimeve të ndryshme, dhe paguhen  si pjesë e këtyre çmimeve nga konsumatorët dhe derdhen në buxhetin e shtetit nga ata persona që janë shitës të produkteve, mallrave e sherbimeve. Në tatimet dhe taksat indirekte përmëndim: tatimi mbi vlerën e shtuar, taksën doganore, akciza, etj.

Tatimet dhe taksat në çdo vend grupohen në kombëtare (qëndrore) dhe vendore, duke u nisur nga autoritetet që i vendosin dhe i arkëtojnë.

Proporcionaliteti dhe progresiviteti janë dy mënyra të llogaritjes së vlerës së tatimeve e taksave.

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan