Ç’është Buxheti i Shtetit?

Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën ekonomike e një vendi (rreth 28% të PBB në Shqipëri)

Buxheti i Shtetit si një akt përshkrues, përcakton të gjitha linjat e të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve të qeverisë në një vit, si dhe një fond rezervë. Buxheti i Shtetit miratohet nga Kuvendi në ligjin e buxhetit vjetor. Duhet bërë dallimi midis ligjit të buxhetit vjetor, i cili vendos për shumat e të ardhurave dhe shpenzimeve, apo linjat e buxhetit të një viti dhe ligjit organik të buxhetit që përcakton tërësinë e parimeve, rregullave dhe procedurave të procesit buxhetor.

Buxheti i Shtetit është i balancuar në termat e arkëtimeve dhe të pagesave. Arkëtimet dhe pagesat e qeverisjes së përgjithshme kryhen nëpërmjet llogarisë së unifikuar të thesarit, e mbajtur në lekë dhe në valuta të huaja. Llogaria e unifikuar e thesarit mbahet në Bankën e Shqipërisë

Arkëtimet përfshijnë të hyrat që rezultojnë nga transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve, nga shitja e aktiveve afatgjata, të ardhurat nga tatimet, taksat dhe tarifat, nga frytëzimi i aktiveve në pronësi shtetërore, nga grantet nga të tretët, nga kontributet e detyrueshme, nga interesat, nga huatë, nga transaksionet financiare, etj.

Pagesat përfshijnë shpenzime që lidhen me transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, shpenzime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, për blerjen ose formëzimin e aseteve afatgjata, pagesa për huamarrje, transferta qeveritare, grante dhënë të tretëve, kontribute dhe donacione, pagesa financiare dhe të principaleve të borxhit, shpenzime për interesa, shpenzime për qira financiare, etj.

Buxheti analizohet në funksion të Klasifikimeve Buxhetore si më poshtë:

a) klasifikimi administrativ, i cili përfshin klasifikimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme deri në nivelin më të ulët të njësisë shpenzuese;

b) klasifikimin ekonomik, i transaksioneve sipas natyrës dhe / ose sektorit ekonomik;

c) klasifikimi funksional, sipas funksioneve ose objektivave ekonomiko-socialë, që njësitë e qeverisjes së përgjithshme synojnë të përmbushin;

ç) klasifikimin sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me objektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme;

d) klasifikimin sipas burimeve të financimit

Deficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat. Suficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Deficiti i Buxhetit të Shtetit financohet nga huatë e brendshme ose të huaja dhe, si rregull, masa e tij nuk mund të tejkalojë masën e shpenzimeve kapitale të parashikuara në ligjin e buxhetit vjetor.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan