Banka Qëndrore Evropiane

Banka qëndrore evropiane (BQE, BCE, akronimi në anglisht)) është banka qëndrore e ngarkuar me vënien në jetë të politikës monetare për 17 vendet e Bashkimit evropian, që kanë aderuar në euro dhe që formojnë të ashtuquajturën “zona euro“. Duke u nisur nga 1 janari 2011, ato janë: Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Malta, Vendet e Ulta, Portugalia, Sllovakia, Spanja.

BQE është formuar, në bazë të Traktatit të Bashkimit evropian dhe të “statutit të sistemit evropian të bankave qëndrore dhe të Bankës qëndrore evropiane“, më 1 qershor 1998, ndërsa ka filluar të funksionojë më 1 janar 1999, kur të gjitha funksionet e politikës monetare dhe normave të këmbimit të 11 bankave qëndrore kombëtare u transferuan në BQE. Në të njëjtën datë u sanksionuan në mënyrë të parevokueshme edhe normat e kthimit të monedhave nacionale kundrejt euros. Në kuptimin e së drejtës publike ndërkombëtare, BQE, në bazë të Traktatit të Lisbonës, është person juridik autonom.

BQE është organi qëndror i Eurosistemit dhe i Sistemit europian të bankave qëndrore. Eurosistemi grupon BQE dhe bankat qëndrore kombëtare të Shteteve anëtare të Bashkimit evropian, që kanë adaptuar euron. Në kuadrin e Eurosistemit, BQE-s i janë besuar misionet që më parë kryheshin prej bankave qëndrore kombëtare: emetimin e monedhës dhe politikën monetare. Ndërsa Sistemi evropian i bankave qëndrore përfshin BQE dhe bankat qëndrore të 27 Shteteve anëtare të BE. Bankat qëndrore të Shteteve, antare të BE, por që nuk marrin pjesë në zonën euro, kanë një status të veçantë: ato kanë të drejtë të zbatojnë një politikë monetare kombëtare autonome, por nuk marrin pjesë në marrjen e vendimeve të politikës monetare të zonës euro dhe as në zbatimin e tyre.

Në përputhje me traktatet dhe statutet, objektivi kryesor i BQE është të ruaj qëndrueshmërinë e çmimeve. Pa paragjykuar këtë objektiv, ajo u jep mbështetjen e vet objektivave ekonomike të BE, domethënë, mbajtjen e një niveli të lartë të punësimit dhe nxitjen e një rritje joinflacioniste. Ajo vepron në përputhje me parimin e një ekonomie të tregut të hapur. Misionet themelore të Eurosistemit konsistojnë në :

– të përcaktoj dhe zbatoj politikën monetare të zonës euro;

– të drejtoj politikën e shkëmbimit të zonës euro;

– të mbaj dhe të menaxhoj rezervën e shkëmbimit të Shteteve anëtare;

– të siguroj funksionimin e mirë të sistemit të pagesave.

Gjithashtu Eurosistemi kontribon në drejtimin e politikave të autoriteteve kompetente që lidhen me kontrollin e ndërmarjeve të kreditit dhe stabilitetin e sistemit financiar. BQE luan një funksion konsultativ pranë BE dhe autoriteteve kombëtare në fushat e kompetencës së saj, në veçanti për çështjet që lidhen me të drejtën komunitare ose kombëtare. Së fundi, për të kryer misionet e Sistemit europian të bankave qëndrore, e asistuar nga bankat qëndrore kombëtare, BQE mbledh informacione statistikore të nevojshme për funksionimin e saj.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi