Banka Botërore

 Banka Botërore (BB) grupon dy institucione ndërkombëtare (Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BIRD) dhe Shoqatën ndërkombëtare të zhvillimit (IDA), të krijuara për të luftuar varfërinë duke dhënë ndihma, financime dhe këshilla për shtetet që janë në vështirësi. Grupi i Bankës Botërore është në vetvehte i përbërë prej pesë institucioneve. Selia e saj është në Washington. Presidenti zgjidhet për 5 vjet prej Këshillit të Administratorëve të Bankës, me një mandat të rinovueshëm. Sipas një rregulle të pranuar në heshtje, drejtori i FMN caktohet prej qeverive evropiane, ndërsa presidenti i BB caktohet prej qeverisë amerikane, meqënëse Shtetet e Bashkuara janë aksioneri kryesor i BB. Ajo bën pjesë në institucionet e specializuara të sistemit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo është krijuar në 27 dhjetor 1945 me emrin e Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim pas nënshkrimit të marrëveshjes Bretton Woods. BB ka qënë krijuar fillimisht për të ndihmuar Evropën dhe Japoninë për rindërtimin e tyre, të nesërmen e luftës së dytë botërore, por me lëvizjen e dekolonializimit të viteve gjashtëdhjetë, ajo fiksoi një objektiv suplementar, atë të inkurajimit të rritjes ekonomike të vendeve afrikane, aziatike dhe të Amerikës latine në rrugën e zhvillimit. Pas viteve 1990 ajo filloi të financojë edhe vendet që sapo dolën nga sistemi komunist. Shqipëria është bërë anëtare e BB qysh prej 15 tetorit të vitit 1991.

Objektivat e BB kanë ndryshuar në vite. Kohët e fundit ajo e ka vënë theksin mbi reduktimin e varfërisë. Ajo favorizon gjithashtu krijimin e ndërrmarjeve shumë të vogla. Ajo ka mbështetur idenë që uji i pijshëm, edukimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë faktorët kyesorë të rritjes ekonomike dhe kanë filluar të investojnë masivisht në projekte të tilla. Në përgjigje të kritikave, sidomos të atyre të bëra nga organizatat jo qeveritare, BB ka adaptuar një sërë politikash në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe të aspekteve të ndryshme sociale. Në shkurt 2009 një raport i auditimit të brëndshëm ka treguar që punonjësit e bankës kishin autorizuar financimin e forndeve në një projekt imobiliar në Shqipëri, por që informacionet që ata kishin përdorur ishin jo të plota ose të gabuara me dashje.

Sot roli i BB kryesisht është orjentuar drejt vendeve në rrugën e zhvillimit dhe në veçanti të vendeve më pak të zhvilluara, në drejtimet si edukimi, bujqësia industria, shëndetësia, etj. Ajo u akordon hua me norma preferenciale vendeve anëtare që ndodhen në vështirësi. Këto hua ajo i kushtëzon me ndërmarrjen e politikave të rregullimit struktural, si për shëmbull kufizimin e korrupsionit, mbajtjen e një ekuilibri buxhetor ose lehtësimin e një situate emergjente. Me huat e akorduara, ajo gjithashtu financon projektet e organizatave jo qeveritare dhe kryerjen e kërkimeve në raport me zhvillimin e çdo vendi. BB mat treguesin e zhvillimit njërzor (IDH) në vende të ndryshme e zona gjeografike dhe bashkë me UNICEF-in kryhen studime tematike mbi ujin dhe pastrimin.

Në BB punojnë rreth 10 000 punonjës, nga të cilët rreth gjysma punojnë për projektet e IDA-s. Ajo funksionon në cikle tre vjecare dhe shpërndan fonde në formë dhuratë deri në 20% të vlerës së projektit, pjesa tjetër jepet në formën e huave pa interes, por me një komision prej 0,75%. Huatë u jepen vendeve që kanë PBB/frymë më të ulët se 1085 dollarë. Për ciklin 2005-2008 BB ka derdhur 17,7 miliard dollarë në vendet në zhvillim. Dhënësit më të mëdhenj të këtyre fondeve ishin Shtetet e Bashkuara (13,8% të totalit), Mbretëria e Bashkuar  (13,2%), Japonia (12,2%), Gjermania (8%) dhe Franca (7,1%). Në ciklin 2008 – 2011 duhet të jenë derdhur 41,6 miliard dollarë. Për herë të parë Kina është bërë tashmë kontribuese dhe Mbretëria e Bashkuar ka kaluar Shtetet e Bashkuara duke u bërë kontribuesi Nr.1.

Në Shqipëri për periudhën 1992 – 2012 Banka Botërore ka financuar 71 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 1.2 miliard dollarë. Aktualisht BB ka një Strategji të Partneritetit për Vendin (SPV) për Shqipërinë, e përgatitur nga Grupi i Bankës Botërore(WBG), që mbulon periudhën VF11-VF14 dhe është e para SPV që do t‘i prezantohet Bordit që prej graduimit të Shqipërisë nga IDA (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) në mesin e vitit 2008. SPV është në linjë të plotë me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), e cila është përgatitur nga Qeveria shqiptare.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi