Ç’është Shërbimi Civil?

Një shërbim civil modern dhe kushtetues në një vend demokratik është i mundshëm vetëm kur plotëson një sërë kushtesh:

• Ndarje ndërmjet sferës publike dhe sferës private.

• Ndarje ndërmjet politikës dhe administratës.

• Zhvillimi i përgjegjshmërisë individuale të nëpunësve civilë duke anashkaluar proceset e mëparshme kolegjiale të vendim-marrjes. Kjo kërkon menaxhere publikë të mirë-arsimuar dhe të aftë.

• Mbrojte të punës, qëndrueshmëri dhe nivel pagese të mjaftueshme dhe të drejta e detyra të përcaktuara qartë për nëpunësit civilë.

• Rekrutim dhe ngritje në detyrë bazuar në meritë.

Në përcaktimin e shërbimeve të tyre civile, Shtetet Anëtare të BE kanë përshtatur përqasje të ndryshme, zakonisht të rrjedhura nga historia e shtetit përkatës dhe të modifikuara në kohë. Disa shtete, si Franca, Irlanda, Hollanda, Spanja dhe Suedia kanë shërbime civile që përfshijnë çdo punonjës shtetëror sepse konsiderohet që çdonjëri prej tyre është pjesë e makinerisë ekzekutive të shtetit (koncepti i gjërë i shërbimit civil).

Në Francë quhet Funksion Publik dhe përfshin rreth 5,5 milion vetë. Ai ndahet në tre funksione: funksionin publik të Shtetit (zë rreth 50% të efektivit), funksionin publik të territorit (zë rreth 30% të efektivit) dhe funksionin publik spitalor (zë rreth  20%.). I gjithë personeli grupohet në grupin e personave që rregullojnë marrdhëniet e punës me statut dhe në grupin e personave kontratë.

Vende të tjera si Austria, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar dhe më së fundmi Danimarka dhe Italia kanë kufizuar përmasën e konceptit të shërbimit civil në të ashtuquajturën “administrata publike bazë”, që do të thotë ato funksione që vetëm shteti ka legjitimitet të kryejë sipas një kuptimi të përbashkët politik konvencional. Në rastin e dytë, nëpunës civilë (përmasë e kufizuar e konceptit të shërbimit civil) janë vetëm profesionistët e menaxhimit dhe administatës publike dhe profesionistët që mbajë fuqi të shtetit (p.sh. policia, dogana, etj). Ndërmjet vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore, Hungaria dhe Polonia po aplikojnë këtë koncept të kufizuar të shërbimit civil ndërsa Lituania po parasheh të vërë në funksionim një mënyrë të konceptit të gjerë.

Nëpunësit Civilë nuk janë thjesht Nënpunësa Shtetërorë. Nëpunësit civilë janë subjekt i parimeve ligjore dhe rregullave të detyrueshme që rrjedhin nga vendosja e tyre specifike në strukturën hierarkike të shtetit. Kjo vendosje i jep formë një profesioni që merret me të drejtat themelore të qytetarëve. Rregulloret e shërbimit civil nuk rregullojnë vetëm marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punonjësve të tij, siç bën kodi i punës. Rregulloret e shërbimit civil synojnë, nga njëra anë, të mbrojnë nëpunësit civilë në kryerjen e rolit të tyrë shumë të posaçëm në shoqëritë demokratike, dhe nga ana tjetër, të forcojnë standartet profesionale për çështjet delikate me të cilat merren nëpunësit civilë. Nëpunësit civilë janë aktorë në sferën publike të shoqërisë, sferë që ndodhet në fushën e së drejtës publike.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan