Çfarë është funksioni administrativ?

Tek Institucionet Publike u shtrua pyetja: Cilat janë funksionet e shtetit?” Kurse tani vijmë tek pyetja tjetër: Çfarë është funksioni administrativ? Funksioni  administrativ i përket një prej pushteteve të Shtetit, atij ekzekutiv, dhe brënda tij i përket administratës publike. Përjashtimisht, funksione administrative mund kryejnë edhe organe të pushteteve të tjera të shtetit. Në brëndësi të administratës publike funksioni administrativ mund t’i përkasi një organi të shtetit ose enteve të tjera publike. Funksioni administrativ është objekt i së drejtës administrative. Funksioni administrativ ushtrohet nëpërmjet pushtetit publik. Ai është aktiviteti konkret i Shtetit për të plotësuar nevojat kolektive në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme.

Nëpërmjet funksionit të tij administrativ Shteti synon të realizojë objektivat e tij themelore, siç janë mbrojtja e territorit dhe e tërësisë territoriale të vendit, ruajtja e rendit publik, zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, zhvillimi ekonomik i vendit, ngritja e nivelit arësimor dhe kulturor të popullsisë, përkujdesja për shëndetin e popullsisë, etj. Këtë funksion administrativ Shteti e kryen me anën e një aparati të posaçëm, që është aparati i tij administrativ, ku përfshihen forcat e armatosura, policia dhe struktura të tjera që garantojnë rendin publik, institucionet e ndryshme të qeverisjes qëndrore dhe të qeverisjes vendore, si dhe shkollat publike, bibliotekat, spitalet shtetërore, etj.

Punonjësit e këtij aparati administrativ quhen funksionarë shtetërorë (si, në Francë, Itali, etj), sepse shërbejnë për të kryer funksionet e Shtetit. Në Shqipëri këta quhen nënpunës shtetëror, sepse janë marrë në punë prej Shtetit. Marrëdhëniet e nëpunësve me Shtetin përcaktohen në dy mënyra: ose nëpërmjet një Statusi të përcaktuar me ligj të veçantë ose nëpërmjet një Kontrate sipas dispozitave të Kodit të Punës. Në Shqipëri deri tani gëzojnë status nëpunësit e Shërbimit Civil (nënpunësi civil), ata të Shërbimit të Jashtëm, ushtarakët, punonjësit e policisë, arësimtarët, infermierët.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan