Parimet e së drejtës administrative në vendet e BE

Megjithëse konceptet e së drejtës administrative ndryshojnë nga një sistem kombëtar tek një tjetër, mund të bihet dakort mbi një përkufizim të përbashkët të së drejtës administrative, si një tërësi parimesh dhe rregullash që veprojnë mbi organizimin dhe menaxhimin e administrates publike dhe mbi marrëdhënet ndërmjet administratës dhe qytetarëve. Parimet bazë të së drejtës administrative të njëjta për vendet e Europës perëndimore, mund të klasifikohen si më poshtë:

1) besueshmëria dhe parashikueshmëria (siguria juridike);

2) të qënit i hapur dhe transparenca;

3) përgjegjshmëria,

4) efiçenca dhe efektiviteti.

 – Besueshmëria dhe Parashikueshmëria:

Këto lidhen me sigurinë ligjore dhe sigurimin juridik, që synojnë të zhdukin njëanshmërinë në sjelljen e çështjeve publike. Parimi i shtetit të së drejtës është një mekanizëm i shumanshëm për besueshmërinë dhe parashikueshmërinë. Ai nënkupton parimin e “administrim nëpërmjet ligjit”. Administrata publike duhet të vendosë sipas rregullit në fuqi dhe sipas kritereve interpretuese të përcaktuara nga gjykata, pa pasur asnjë konsideratë tjetër. Shteti i së drejtës kundërshton pushtetin arbitrar, favorizimin e miqve dhe devijime të tjera. Një tjetër parim është ai kompetencës ligjore. Autoritetet publike mund të vendosin vetëm mbi çështje për të cilat ata kanë autoritet ligjor.

Në favor të besueshmërisë dhe parashikueshmërisë veprojnë edhe parime të tjera, si parimi ligjor i proporcionalitetit, parimi i ndershmërisë procedurale,  i respektimit të kohës, etj. Vonesa e marrjes së vendimeve dhe kryerjes së veprimeve nga administrata publike mund të shkaktojë pakënaqësi, padrejtësi ose dëm të rëndë si për interesin publik ashtu dhe për  interesa privatë

 – Administratë e Hapur dhe Transparente:

Një administratë publike e hapur dhe transparente lejon, nga njëra anë, që çdo njeri i ndikuar nga një veprim administrativ të njohë bazën e këtij vendimi, dhe nga ana tjetër lehtëson hetimet e jashtëme të veprimeve administrative nga institucionet mbikqyrëse. Të qënit i hapur dhe transparent janë gjithashtu instrumenta të nevojshëm për shtetin e së drejtës, barazinë para ligjit, dhe përgjegjshmërinë.

Si rregull i përgjithshëm, sjellja e administratës publike duhet të jetë transparente dhe e hapur. Çështjet duhet të mbahen sekret ose konfidenciale vetëm në raste të veçanta, si në rastet kur ndikohet me të vërtetë siguria kombëtare ose çështje të ngjashme. Po kështu, të dhënat personale nuk duhet t’i lejohen palëve të treta. Parimi i të qënit i hapur dhe transparenca në administratën publike i shërbejnë dy qëllimeve specifike. Nga njëra anë, ato mbrojnë interesin publik sepse pakësojnë mundësinë e keqadministrimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër, ato janë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave individuale sepse japin arësyet për vendimin administrativ dhe rrjedhimisht ndihmojnë palën e interesuar të ushtrojë të drejtën e dëmshpërblimit nëpërmjet apelit.

 – Përgjegjshmëria

Çdo njësi administrative duhet të përgjigjet për veprimet e tsaj tek autoritete të tjerë administrativë, legjislativë ose juridikë. Përgjegjshmëri do të thotë gjithashtu që asnjë autoritet nuk duhet të përjashtohet nga hetimi, duke përfshirë hetim nga gjykatat, apel tek një trup administrativ më i lartë, investigim nga avokati i popullit, inspektim nga një bord ose komision special, dhe hetim nga një komision parlamentar. Përgjegjshmëria është një instrument që tregon nësë respektohen parimet e ligjshmërisë, të qënit i hapur, transparencës, paanësisë dhe barazisë para ligjit. Përgjegjshmëria është esenciale për të siguruar vlera si efiçenca, efektiviteti, besueshmëria dhe parashikueshmëria e administratës publike.

Efiçenca dhe Efektiviteti

Një dimension specifik i përgjegjshmërisë lidhet me efiçencën në performancën e administratës publike. Njohja e efiçencës si një vlerë e rëndësishme për administratën publike dhe shërbimin civil është relativisht e re. Nocioni i produktivitetit ka hyrë në administratëm publike që kur shteti është bërë prodhuesi i shërbimeve publike. Efiçenca është një vlerë menaxheriale që në thelb ka të bëjë me mbajtjen e një raporti të mirë midis burimeve dhe rezultateve të arritura.

Një vlerë e përafërt është efektiviteti, që ka të bëjë me sigurimin që performanca e administratës publike të jetë e suksesshme në arritjen e qëllimeve dhe zgjidhjen e problemeve publike të vendosura nga ligji dhe qeveria. Efektiviteti kërkon të analizohen dhe vlerësohen politikat publike në fuqi, dhe të vlerësohet sa mirë zbatohen ato nga administrata publike dhe nëpunësit civilë. Në kushtetutat e reja Europiano-Perëndimore, si ajo Spanjolle (1978), efiçenca dhe efektiviteti i administratës publike janë ruajtur si parime kushtetuese bashkë më parimet më klasike si shteti i së drejtës, transparenca dhe paanësia.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan