Modernizimi i administratës publike

Modernizimi administratës publike është një proces i vazhduar dhe i rëndësishëm, sepse sjell modernizimin e vet Shtetit. Për qytetarët, administrata është faqja e dukshme dhe e prekshme e vet Shtetit. Një qeverisje demokratike bazohet  “në një administratë efikase, të integruar, transparente dhe më afër qytetarëve. Veçanërisht vitet e fundit qeveritë e vendeve demokratike i japin një rëndësi gjithmonë e më të madhe modernizimit të administratës publike. Në mjaft vende në përbërje të qeverisë përfshihet edhe një dikaster i veçantë, që mbulon fushën e drejtimit dhe modernizimit të administratës publike. Në Shqipëri ende nuk ka një institucion të tillë të miratuar me ligj. Departamenti i administratës publikë është një strukturë e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që e ka të kufizuar misionin e tij kryesisht në fushën e Shërbimit civil. Ky Departament ka hartuar një Strategji ndërsektoriale të reformës në administratën publike (2009-2013), që është e kufizuar në shërbimin civil, prandaj nuk mund të shërbejë si platformë për reformimin e administratës publike në vend. Kjo bëhet më e domosdoshme në kuadër të marjes së statusit të vendit kandidat për në BE.

Në këtë kontekst, objektivat kryesore strategjike të modernizimit të administratës publike, mund të grupohen në tre drejtime:

1. Përmirësimi i organizimit dhe funksionimit të administratës me synim rritjen e efikasitetit të veprimit administrativ dhe të cilësisë e menaxhimit publik. Këtu është fjala për përmirësimin e performancës së administratës publike dhe njëkohësisht, ekonomizimin e shpenzimeve publike, që lidhen sidomos me inefikasitetin e ngadalësinë e ingranazheve administrative. Në këtë kuadër përfshihet dhe vlerësimi i liberalizimit të shërbimeve, që mund të ofrohen në kushtet e konkurrencës dhe garantimin e standardeve të shërbimeve për shtetasit.

2. Përmirësimi i marrëdhënieve midis administratës dhe qytetarëve me synim përmirësimin e shërbimeve që u jepen atyre. Këtu është fjala se si administrata të vihet më mirë në shërbim të qytetarëve, duke filluar nga mënyrat e kontaktimit me ta, nga thjeshtimi i formaliteteve dhe procedurave administrative (p.sh. sporteli i vetem), zhvillimi i administrimit elektronik, forcimi i të drejtave të qytetarëve kundrejt administratës (p.sh. e drejta e aksesit në dokumentet administrative) dhe deri në zbatimin e politikës së transparencës.

3. Përmirësimi i legjislacionit dhe konsolidimi i praktikave të mira administrative për t’iu përshtatur standarteve të “hapësirës administrative evropiane. Këtu është fjala për detyrimet që kanë vendet që aplikojnë për anëtarësi në Bashkimin Europian për të reformuar administratat e tyre publike për të arritur kriteret e pranimit të Kopenhagenit dhe të Madridit.

Modernizimi i administratës publikë është i lidhur edhe me kryerjen e një sërë reformash në fusha të ndryshme për të zgjidhur mjaft nga problemet konkrete me të cilat ndeshet administrata publike në Shqipëri. Kështu, mund të përmënden problemet që lidhen me zbatimin e vendimeve të marra nga gjykatat në favor të qytetarëve, apo ato që lidhen me zgjidhjen e problemeve me karakter emergjent.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan