Klasifikimi i politikave publike

Politikat publike janë të shumta.  Sipas studjuesit amerikan Th.J.Lowi, në parim, ekzistojnë katër kategori të mëdha të politikave publike: ato distributive, rregullatore, ridistributive dhe konstitutive. Në mvartësi të tipit të përftuesve prej politikave publike (individ apo grup) dhe tipit të detyrimit (direkt apo indirekt). që përdoret për zbatimin e tyre, ato paraqiten në tabellën e mëposhtëme:

                            Detyrimi

Direkt

Indirekt

   Publik Individi Politikat rregullatore Politikat shpërndarëse
Grupi Politikat rishpërndarëse Politikat proceduriale

Politikat distributive, zakonisht të prodhuara nga parlamentet dhe të zbatuara nga organet qeveritare; ato kanë të bëjnë në përgjithësi me shërbimet e tipeve të ndryshme, sidomos me ndihmat dhe asistencat sociale. Ato shpërndajnë burime dhe financohen përmes taksave.

Politikat rregullatore kanë lidhje me prodhimin e normave që rregullojnë sjelljet, shpesh duke avantazhuar disa grupe në kurriz të grupeve të tjera. Edhe këto prodhohen nga parlamentet dhe zbatohen nga organe qeveritare relativisht të decentralizuara.

Politikat ridistributive paksojnë në mënyrë të dukshme burime nga disa grupe për t’ia dhënë grupeve të tjera. Janë politika tepër konfliktuale, që kërkojnë një ndërhyrje të fortë të pushtetit ekzekutiv dhe një zbatim në mënyrë të centralizuar.

Politikat konstitutive lidhen me formulimin e normave që mbikqyrin krijimin dhe funksionimin e strukturave qeverisëse dhe të vetë qeverisë. Këto janë politika relativisht të  vecanta në kontekste politiko-institucionale të stabilizuara.

Disa studjues e kanë kritikuar këtë tipologji të Lowi sepse nuk është në gjëndje të marrë parasysh politikat publike simbolike, që nuk shpërndajnë burime dhe nuk rregullojnë sjellje, por shërbejnë për të forcuar dhe/ose transformuar identitetin kolektiv, ndjenjat e anëtarësisë, lidhjet midis mbajtësve të pushtetit politik dhe qytetarëve dhe të legjitimojnë mbajtësit e vetë pushtetit. Këtu për shëmbull, futen politikat që fiksojnë festat nacionale, që nënvizojnë rëndësinë e himnit dhe të flamurit, që ekzaltojnë vlerat e kushtetutës dhe festimet për disa ngjarje historike. Në parim kjo mund të konsiderohet një plotësim i propozimit të Lowit.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan