Ç’është vlerësimi mjedisor

Vlerësimi mjedisor në një kuptim të gjërë përcakton vlerësimin e përbërjes dhe të kushteve të mjedisit biofizik dhe të mjedisit njërzor ose jo-njërzor. Karakterizimi i gjëndjes dhe i tendencave mjedisore (duke u nisur nga të dhënat retrospektive dhe eventualisht prespektive), kalkulimi ose vlerësimi i presioneve antropike të bërë në mjedis, pasojat ose modelet e menaxhimit prej njëriut janë aspektet kryesore të vlerësimit mjedisor

Vlerësimi mjedisor është gjithmon i tipit trashëgimor, por ai mund të bëhet mbi një vend ose një burim natyror të veçantë. Një qasje natyraliste duhet të jetë e kontekstualizuar, domethënë, të jetë e vendosur në kontekstin e saj hapësinor, kohor dhe të ekopejsazhit.

Kur vlerësimi duhet të vazhdoj në kohë, flitet për një “biombikqyrje” ose “biomonitorim”, që përgjithësisht përfshin mbikqyrjen e biodiversitetit. Kjo është etapa e parë e një studimi të impaktit, por ajo mund të ribëhet pas realizimit të projektit për të verifikuar nëse masat mbrojtëse ose ato kompensuese  kanë patur rezultatet e duhura.

Në Shqipëri vleresimi mjedisor rregullohet me ligj të veçantë. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, përmes parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis, nga projekte të propozuara që përpara miratimit të tyre për zhvillim, si dhe të  garantoj një proces të hapur vendimmarrjeje, gjatë identifikimit, përshkrimit dhe vlerësimit të ndikimeve negative në mjedis, në mënyrën dhe kohën e duhur; si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në të.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan