Çfarë është shteti?

Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate politike në shoqëri dhe në kuptimin politiko-gjeografik.

Shteti, si organizatë e sundimit politik, është një fuqi e organizuar, e cila vullnetin e saj ia imponon gjithë shoqërisë dhe disponon një aparat të tërë për zbatimin e këtij vullneti. Pushteti politik, që sigurohet nëpërmjet shtetit, nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për të vënë në zbatim një politike të caktuar.  Si organizatë e sundimit politik, shteti duhet:

1, të dallohet kundrejt organizatave të tjera që veprojnë në të njëjtin territor;

2. të jetë autonom;

3. të jetë i centralizuar;

4. pjesët e tij përbërse të jenë formalisht të koordinuara njëra me tjetrën

Pra, Shteti është një organizatë, por që dallohet nga organizatat e tjera që ekzistojnë në një shoqëri, për shkak të  karakterit të saj politik. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë.

Në kuptimin politiko-gjeografik shteti përbëhet nga tri elementë: nga territori, nga popullsia dhe nga pushteti publik që vepron në një territor dhe mbi një popullsi të caktuar. Ky kuptim i shtetit është i pranueshëm kur flitet për shtetin si sinonim i “vendit”. Në të vërtetë popullsia dhe territori, më tepër se sa elemente, mund të konsiderohen si premisa të ekzistencës së shtetit, sepse pa popullsi dhe pa territor nuk mund të ketë shtet.

Shteti, në kuptimin e tij real, si organizatë politike që ushtron detyrimin shtetëror, ka si elementin e tij thelbësor pushtetin, i cili ushtrohet me anën e së drejtës, që është e pandarë prej tij. Nga ky trajtim i shtetit, si organizatë e sundimit politik, del edhe përkufizimi i tij i përgjithshëm. Përkufizimi i përgjithshëm i shtetit, sikurse edhe i çdo fenomeni tjetër, nuk mund të zbulojë të gjitha anët dhe veçoritë e shtetit. Por ai duhet të nxjerrë në dritë atë që është thelbësore për të gjitha shtetet, atë që është e përgjithshme për to. Me anë të këtij përkufizimi, së pari, mund të dallohet shteti nga organizatat e tjera shoqërore dhe së dyti, mund të krahasohen tipat e ndryshëm të shteteve.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Një shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.
    - John Stuart Mill
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan
  • Kemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisë
    - Karl Popper