Presidenti i Republikës

Presidenti i Republikës është figura institucionale më e lartë përfaqësuese e një shteti me formën e qeverisjes republikane dhe i korespondon kreut të shtetit. Kushtetuta e vendit i jep atij funksione të rëndësishme, nga ajo e përfaqësimit të unitetit kombëtar dhe e garantit të parimeve kushtetuese deri në funksione të natyrës politike dhe ekzekutive.

Figura e Presidentit të Republikës mund të ndryshoj shumë sipas formës së shtetit dhe të qeverisë së vendit. Në republikat presidenciale presidenti është në përgjithësi i zgjedhur drejtpërejt nga populli, është shtylla e pushtetit administrativ dhe atij politik, nuk mund të shpërndaj parlamentin, kundrejt të cilit ai nuk është i varur (në këto raste parlamenti ka vetëm fuqinë të vendos presidentin në gjëndjen e akuzës për akte në kundërshtim me interesat kombëtare ose për tradhëti: impeachment ). Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës presidenti është zgjedhur nga një kolegj elektoral i përbërë nga përfaqësues të sejcilit shtet të federatës dhe nëpërmjet një mekanizmi të veçantë mund të ndodh (si ka ndodhur në disa raste) që kandidati i nominuar nga një shumicë e kualifikuar e e zgjedhsve të kolegjit nuk korispondon me atë që ka marrë shumicën votave nga ana e popullsisë.

Në republikat gjysëm presidenciale (si ajo franceze) presidenti zgjidhet nga populli, por nuk është kryetari i qeverisë, me të cilën ai është në raport bashkëpunimi. Në republikat parlamentare në përgjithësi presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe ka funksione kryesisht përfaqësuese të unitetit kombëtar. Ekzistojnë shumë përjashtime në Europë. Në Portogali, Austri, Irlandë, Islandë, Maqedoni, Bullgari, etj presidenti i republikës, me funksionet e kreut të shtetit të një republike jopresidenciale, zgjidhet nga populli. Fakti që kreu i shtetit në një Republikë zgjidhet nga populli nuk do të thotë që kemi të bëjmë me një republikë presidenciale.

Italia përbën një shëmbull të veçantë të republikës parlamentare, sepse presidenti i republikës, përveç funksioneve përfaqësuese të unitetit kombëtar dhe të garantit të kushtetutës, ka një numër funksionesh në fushën ekzekutive, legjislative dhe të drejtësisë: dekreton ligjet, emëron drejtuesit e disa organizmave të rëndësishme institucionale dhe drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë, shqyrton ankesa të jashtëzakonshme ndaj administratës publike, mund të kthej në parlament aktet legjislative të miratuar prej tij, jep falje, etj.

Në Shqipëri Presidenti i Republikës është një institucion politik, por sipas Kushtetutës, ai duhet të jetë i pavarur, që të mos ndikohet nga partitë politike. Ai nuk është kreu i ekzekutivit, zgjidhet nga Kuvendi, por ai nuk është i varur prej tij. Funksionet dhe kompetencat e tij të përcaktuara nga Kushtetuta e bëjnë që kreu i shtetit të jetë përfaqësues i unitetit të popullit. Ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në prill të 2008 kanë bërë të mundur që pas tre votimeve në të cilat kërkohet shumica prej 3/5, në votimin e katërt, Presidenti të zgjidhet me shumicë absolute të të gjithë deputetëve. Në këto kushte krijohet mundësia që ai të përfaqësojë thjesht një shumicë parlamentare të zakonshme duke vënë në pikpyetje realizimin nenit 86 të Kushtetutës se “Presidenti …përfaqëson unitetin e popullit”.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan