Financat e qeverisjes vendore

Politikat kombëtare financiare garantojnë funksionimin e njësive të qeverisjes vendore dhe bazohen në parimin e shumëllojshmërisë së burimeve të të ardhurave. Njësitë e qeverisjes vendore financohen nga të ardhurat që sigurohen nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore, nga fondet e transferuara nga pushteti qendror dhe fondet që u vijnë drejtpërdrejt atyre nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare. Çdo njësi e qeverisjes vendore miraton, zbaton dhe administron çdo vit buxhetin e vet pa deficit.

Komuna dhe bashkia, krijojnë të ardhura nga taksat dhe tatimet vendore mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, taksat dhe tatimet vendore mbi veprimtarinë ekonomike të biznesit të vogël, si dhe nga tarifat vendore për shërbimet publike që ato ofrojnë, për të drejtën e përdorimit të pronave publike vendore, për dhënien e licencave, të lejeve, autorizimeve, etj. Ato mund të krijojnë të ardhura nga veprimtaritë e tyre ekonomike, qiratë dhe shitja e pronave, dhuratat, interesat, gjobat, ndihmat ose donacionet Komuna dhe bashkia vendosin vetë për nivelin, mënyrën e mbledhjes dhe të administrimit të tarifave vendore, në përputhje me politikat dhe parimet e përgjithshme kombëtare. Komuna dhe bashkia mund të marrin hua për qëllime publike vendore.

Komuna dhe bashkia financohen nga burime kombëtare si taksat dhe tatimet e ndara, në të cilat përfshihen një pjesë e tatimit mbi të ardhurat vetjake, si dhe një pjesë e tatimit mbi fitimin e subjekteve ekonomike. Gjithashtu nga buxheti i shtetit ato marrin transfertat e pakushtëzuara, që jepen sipas kritereve të bazuar në funksionet dhe kompetencat e veta ose të përbashkëta për arritjen e barazisë së burimeve mes njësive të ndryshme të qeverisjes vendore si dhe transfertat e kushtëzuara.

Qarku i krijon të ardhurat nga burimet e veta vendore dhe nga ndarja e të ardhurave kombëtare. Të ardhurat nga burimet e veta vendore përbëhen nga transfertat e pakushtëzuara, përfshirë kutotat e anëtarësisë së komunave dhe bashkive përbërëse dhe nga transfertat e kushtëzuara për kryerjen e funksioneve dhe kompetencave të deleguara përkatëse nga bashkitë dhe komunat përbërëse. Gjithashtu këtu futen edhe taksat dhe tatimet e vendosura në nivel qarku si dhe tarifat për shërbimet publike të kryera nga qarku.

Buxheti i çdo njësie të qeverisjes vendore përfshin të gjitha të ardhurat dhe të gjitha shpenzimet së bashku me pagesat e huasë. Transfertat e kushtëzuara, të cilat hyjnë në buxhetin e njësisë së qeverisjes vendore, përdoren vetëm për qëllimin për të cilin janë dhënë. Çdo njësi e qeverisjes vendore ka autoritet të plotë për qëllimet dhe mënyrat e përdorimit të fondeve buxhetore të saj, që nuk janë transferta të kushtëzuara. Kur këto fonde nuk shpenzohen tërësisht gjatë vitit financiar në vazhdim, mbarten në buxhetin e vitit financiar pasardhës. Buxheti i çdo njësie të qeverisjes vendore miratohet nga këshilli përkatës.

Buxheti i njësive të qeverisjes vendore synon përdorimin me efektivitet të burimeve për kryerjen e funksioneve dhe ushtrimin e kompetencave paraqitjen qartë të situatës financiare të çdo njësie të qeverisjes vendore dhe dhënien e informacionit të nevojshëm, që u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen në vendimmarrje në lidhje me funksionet dhe kompetencat e ushtruara nga njësia e qeverisjes vendore përkatëse.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi