Parimet e funksionimit të pushtetit gjyqësor

Kushtetuta ka afirmuar disa nga parimet më të rëndësishme të organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor.

Parimi i pavarësisë së gjyqësorit, që është një nga parimet kryesore, realizohet nëpërmjet disa institute të parashikuara nga Kushtetuta. Formulimi kushtetues i pavarësisë së gjyqtarëve do të mbetej thjesht deklarativ nëse nuk do të garantohej nga Kushtetuta vetë. Ai shoqërohet edhe me një varg të drejtash-parime të funksionit gjyqësor, siç janë: e drejta e çdo subjekti për të pasur një gjykim të drejtë; e drejta për t’u ankuar kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë; gjykimi nga një anëtar i paanshëm; e drejta e mbrojtjes gjatë gjithë prcesit gjyqësor; detyrimi i arsyetimit të vendimeve gjyqësore, etj.

Për të siguruar një pushtet gjyqësor të pavarur Kushtetuta ka përcaktuar organin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që do të shërbej për një ekuilibër të qëndrueshëm midis tre pushteteve, gjë që nga vlerësimet e deritanishme duket se nuk është në gjëndje t’a garantoj. Mesa duket është e nevojshme që Kushtetuta duhet të shpreh qartë dispozitat që lidhen me kriteret e caktimit të gjyqtarëve, të shtimit, transferimit të tyre, rastet e largimit nga detyra, si dhe të gjej një formulë të përshtatëshme për të siguruar parimin e parevokueshmërisë së gjyqtarëve.

Eliminimi i sistemit të varësisë hierarkike në gjyqësor. Në dallim nga administrata publike, sistemi gjyqësor nuk organizohet në mënyrë hierarkike. Me formulimin e nenit 145/1 ” Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve“, Kushtetuta i ka siguruar gjyqtarëve të zakonshëm një pozitë autonome e të pavarur në raport me organet e tjera përmes disa instituteve në të cilat kjo autonomi e pavarësi realizohet. Kështu është bërë i mundur eliminimi i sistemit hierarkik tek gjyqtarët; gjyqtarët dallohen midis tyre vetëm nga ndryshimi i funksioneve që kryejnë dhe nuk kanë asnjë varësi nga njëri tjetri. Ndarja e procesit gjyqësor në shkallë, nuk presupozon varësi hierarkike midis gjykatave të shkallëve të ndryshme.

Detyrimi i gjykatave për të arësyetuar vendimet që japin,  përfaqëson një nga parimet kryesore të procesit të dhënies së drejtësisë. Vetëm në saj të arsyetimit të vendimeve gjyqësore palët e interesuara kanë mundësi të njohin shkallën e arsyetimit të përmbushur nga gjyqtari dhe mund të kundërshtojnë vendimet e gjykatës me kundërargumentet e tyre duke bërë efektive kështu të drjtën e mbrojtjes në procesin gjyqësor. Kjo lidhet gjithashtu ngushtë edhe me parimin e rishikimit të vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulta nga gjykatat e shkallëve më të larta, deri në Gjykatën e Lartë, parim ky që bën efektiv të drejtën e ankimit si të drejtë kushtetuese të qytetarëve.

Autonomia dhe pavarësia e gjyqësorit sigurohet edhe me një varg normash kushtetuese që sanksionojnë statusin e gjyqtarit.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Një shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha.
    - John Stuart Mill
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na vdes.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan
  • Kemi nevojë për liri për të penguar shtetin të abuzoj me pushtetin e tij dhe kemi nevojë për Shtetin për të penguar abuzimin e lirisë
    - Karl Popper