Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) si organ kushtetues i kryesuar nga Presidenti i Republikës, luan rolin kryesor në qeverisjen e gjyqësorit, ndërsa në pushtetin politik, ai ka vetëm rol ndihmës.

Në përputhje me ligjin e vet organik, kompetencat e KLD shtrihen në çështjet që lidhen me veprimtarinë dhe karrierën e gjyqtarëve. Ai nuk është një organ gjyqësor. Ai vendos për transferimin e gjyqtarëve dhe për përgjegjësinë e tyre disiplinore në bazë të ligjit. Politikën e tij të kuadrit gjyqësor, KLD e ndërton mbi bazën e nevojave të organizimit e të riorganizimit të sistemit gjyqësor.

 Kushtetuta i përcakton shprehimisht rastet kur KLD mund të shkarkojë gjyqtarët, por kundër këtij vendimi, gjyqtari mund të ankohet në Gjykatën e Lartë, e cila në kolegje të bashkuara vendos në lidhje me kërkesësn ankimore të gjyqtarit të shkarkuar nga detyra.

 Përbërja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë luan një rol të rëndësishëm në sigurimin ose jo të pavarësisë së gjyqësorit. Ai përbëhet nga 15 anëtarë, 3 nga të cilët zgjidhen nga Kuvendi, 9 janë gjyqtarë që zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Gjithashtu në përbërjen e tij marrin pjesë tre anëtarë ex officio, përkatësisht Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe ministri i Drejtësisë. Anëtarët e zgjedhshëm nuk kanë të drejtë të rizgjidhen menjëherë. Çështja e përbërjes së KLD është objekt diskutimi dhe për të është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese.

Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por ai është vetëm në një pozicion primus inter pares, duke pasur disa detyra të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligj. Presidenti ka të drejtë vote të barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të KLD. Që këtej ka lindur diskutimi nëse Presidenti ka të drejtë të rikthej për shqyrtim një vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Si President i Republikës, në funksionin e tij administrativ, ai mund të ushtroj vetëm kontrollin e legjitimitetit të akteve dhe të kërkojë rishqyrtimin e tyre, pa detyruar vullnetin e organeve që kanë parashikuar përmbajtjen e tyre.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi