Çfarë është Gjykata Kushtetuese?

Tradicionalisht dallohen dy modele të organizimit të drejtësisë kushtetuese: modeli amerikan dhe modeli evropian. Modeli amerikan është:

- i decentralizuar, sepse kontrolli u besohet të gjitha gjykatave të vendit.

- konkret, sepse gjyqtari vendos përjashtimisht në rastin e zbatimit të një ligji në një çështje individuale,

- a posteriori, sepse ushtrohet mbi një ligj tashmë të shpallur.

Modeli evropian është:

- i centralizuar, sepse ushtrohet nga një gjykatë e vetme dhe e posaçme,

- abstrakt, sepse gjykata vendos me anë të vendimit të drejtuar kundër një ligji pavarësisht nga çdo konflikt,

- mund te jetë a priori kur kontrolli ushtrohet mbi një ligj që ende nuk është shpallur.

Drejtësia kushtetuese në Shqipëri është e organizuar sipas sistemit evropian.

Organizmi i Gjykatave Kushtetuese në vendet evropiane bazohet në disa parime të përbashkëta:

a) Gjykata Kushtetuese janë krijuar si në shtete me rregjim parlamentar, ashtu dhe në shtete me rregjim të përzier (gjysëm presidencial)

b) Drejtësia kushtetuese i është besuar një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga çdo autoritet tjetër shtetëror.

c) Drejtësia kushtetuese është e përqëndruar në një institucion të krijuar enkas, që ka monopolin në këtë fushë: kjo do të thotë që gjyqtarët e zakonshëm nuk mund të merren me konflikte që i rezervohen Gjykatës Kushtetuese.

ç) Caktimi i gjyqtarëve bëhet nga autoritetet politike, si parlamenti ose Kryetari i shtetit.

d) Gjykata duhet të jetë një organ i vërtetë gjyqësor. Shpallja e vendimeve të saj duhet të jenë si vendime gjykate.

dh) Ndryshe nga një Gjykatë e Lartë, e cila është në krye të organizmit gjyqësor, Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo organizimi të tillë. Ajo përbën një pushtet të pavarur.

Në Shqipëri, sipas nenit 124 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Ajo i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.  Ligji Nr. 8577, datë 10.2.2000 përcakton rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, statusin e gjyqtarit, paraqitjen e kërkesave dhe shqyrtimin e tyre, parimet dhe rregullat e gjykimit kushtetues, marrjen e vendimeve dhe ekzekutimin e tyre. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Mandati i tyre është 9 vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet sipas një procedurë të përcaktuar nga ligji organik i Gjykatës Kushtetuese. Edhe Kryetari i saj emërohet nga rradhët e gjyqtarëve të saj nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë status të vecantë të përcaktuar nga Kushtetuta.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan