Deklarata e Pavarësisë

Firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë

Flamuri i përdorur nga Qeveria e Vlorës

Perandoria Osmane u përfshi në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912. Shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin tejet të shqetësuar nga koalicioni i forcave pushtuese të Malit të Zi, Serbis dhe Greqisë. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali, u kthye në Shqipëri dhe, në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

 Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

  

Delegatët Asamblesë Kombëtare ishin:

Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)

Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati

Delvina: Avni Bej Delvina

Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri

Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu

Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku

Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;

Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli

Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci

Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli

Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo

Kruja: Mustafa Merlika-Kruja

Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa

Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu

Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima

Peqin: Mahmud Efendi Kaziu

Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora

Pogradeci: Hajdar Blloshmi

Tepelena: Feim Bej Mezhgorani

Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku

Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani

Shijak: Xhelal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu

Shkodra: Luigj Gurakuqi

Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora

Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan